Poezi nga: Edgar Allan Poe
Përktheu: Jozef Radi
Lugina t’mjegullta, lumenj t’zymtë
e pyje që aq shumë u ngjajnë reve:
mandej gjithçka e mbulueme lotsh
sa askush s’mundet me i dallue format.
Hana të mëdha lindin e perëndojnë
përherë, përherë, përherë…
e çdo çast
në natën e trazueme, t’nji vendi që
shndrrohet papra.
Dhe kështu
shuhet drita e yjve
n’psherëtima ftyrash të zbehta.
mandej shfaqet mesnata me kuadrin e hanës
njena ma delikate se tjerat
(Nji dikush mbas provash të shumta
vlerëson at ma t’mirën)
rrëzohet teposhtë,
e gjithnji poshtë e ma poshtë,
derisa qendra e saj
mbështetet mbi majë
t’nji mali, si nji kunorë,
ndërsa ajo hapsinë e pakufi,
e ngjashme me nji sixhade,
lshohet pa u ndje mbi kështjella
e mbi fshatra (ngado që ata shfaqen)
dhe zgjanohen ndër pyje t’çuditshme,
mbi krahë fantazmash, mbi det,
e mbi gjithçka që flen, dhe nji labirinth
i pafundmë drite i mbulon krejt.
Atherë shkohet thellë e ma thellë! –
e pasioni i gjumit futet në gjithçka.
Në t’bardhën e dritës, n’orën e zgjimit,
dhe vela e hanës tendoset e tana
përgjat qiellit në stuhi dhe,
njashtu si shumë gjana,
ajo i ngjan nji albatrosi t’verdhemtë.
Po tash hana s’asht ma e njejta:
e s’duket aspak si nji tendë e shthurun.
Pak nga pak pluhuni e saj i brishtë
ka me u shkri në shi: dhe fluturat
me ankth ngjiten prej tokës
n’kërkim t’qiellit dhe vrik zbresin poshtë
(Eh, krijesa t’pakënaquna!) e veç nji pikëz
sjellin ndër flatra drithnuese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City