LAJMI I FUNDIT:

Thënie të Woody Allenit: Paratë janë më të mira se varfëria, por vetëm nga pikëpamja ekonomike!

Thënie të Woody Allenit: Paratë janë më të mira se varfëria, por vetëm nga pikëpamja ekonomike!
Thënie të Woody Allenit: “Zoti vdiq (Nietzsche). Nietzsche vdiq (Zoti). Edhe unë hiç mirë s’po ndihem”!
Lexo po ashtu Thënie të Woody Allenit: “Zoti vdiq (Nietzsche). Nietzsche vdiq (Zoti). Edhe unë hiç mirë s’po ndihem”!

• Avantazhi i të qenët inteligjent është se mund ta bësh idiotin kurdoherë, kurse e kundërta është krejt e pamundur.

• Ka dy lloje njerëzish në këtë botë: të mirë e të këqij. Të mirët flenë qetësisht natën, ndërsa të këqijtë duket se shijojnë shumë orët e ditës.

• Njerëzimi sot gjendet përpara një ndarjeje rrugësh: njëra të çon në dëshpërim, kurse tjetra në shuarjen totale. Shpresojmë të këtë urtësi në zgjedhje.


• Ai balerini kishte veshur geta aq të ngushta saqë dallohej jo vetëm gjinia e tij, por edhe feja e tij.

• Njeriu përbëhet nga dy gjëra: mendja e tij dhe trupi i tij. Vetëm se trupi argëtohet shumë me tepër.

• Telashet janë si letrat higjienike, merr një e vijnë dhjetë.

• Seksi pa dashuri është një përvojë boshe, por mes përvojave boshe është më e mira.

• Seks: argëtimi më i mirë që mund të arrish pa qeshur.

• Seksi shkarkon tension, ndërsa dashuria e shkakton.

• Mos flisni keq për masturbimin, është seks me dikë që dashuroni.

• Dashuria është përgjigja, por ndërsa prisni përgjigjen, seksi mund t’ju sugjerojë pyetje të mira.

• Akti i seksit është i ndyrë vetëm nëse bëhet mirë.

• Kur isha i vogël, prindërit e mi kanë ndërruar vendbanim disa herë, por unë kam arritur t’i gjej gjithnjë.

• Gjendem në atë fazë të jetës që nëse një grua më thotë “jo”, i jam mirënjohës.

• Më kanë rrahur, por jam mbrojtur mirë. Njërit prej tyre ia theva grushtin: Lëndova krejt fytyrën për ta bërë, por ia dola.

• Nuk janë gjashtë milionë hebrenjtë e vrarë që më shqetësojnë, por fakti se rekordet janë bërë për t’u thyer.

• Filmi im i parë ishte aq i keq saqë kishte zëvendësuar dënimin me vdekje në pesë shtete amerikane.

• Jetohet një herë të vetme e dikush asnjëherë.

• E gjithë jeta ime më kaloi përpara syve, e unë nuk bëja pjesë në të.

• Para se të ikja do të doja t’ju lija një mesazh pozitiv, por nuk e kam. A prish punë nëse ju lë dy mesazhe negative?

• Në dashurinë kolektive avantazhi është se nëse dikush dëshiron të flejë, mund të flejë.

• Sipas astronomëve modernë, Universi është i fundmë. Kjo është ngushëlluese, sidomos për ata si puna ime që harrojnë ku i vënë gjërat.

• Besoj se sekreti për të mos menduar për vdekjen është fundi, por më shumë si një mënyrë për të ulur shpenzimet.

• Gjyshi im ishte njeri i parëndësishëm. Në varrimin e tij, makina funebre ndiqte makinat e tjera.

• Më mirë frikacak për një minutë se i vdekur për gjithë jetën.

• Paratë janë më të mira se varfëria, por vetëm nga pikëpamja ekonomike.

• Thuhet në Bibël që luani dhe demi do të flenë bashkë. Epo duhet të shtoj se demi do të flejë fare pak.

• Kam zakon të marr me vetë një plumb pasi një ditë një person në një rrugicë më qëlloi me një bibël dhe plumbi më shpëtoi. /EO/

Në trend Kultura

Më shumë
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
KANGË

KANGË

Poezi
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

Fjala+
Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Kulture
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Kulture
DURIMI

DURIMI

Fjala+
Kalo në kategori