Peter Beyer, i ngarkuari i qeverisë gjermane për marrëdhëniet transatlantike bën thirrje që në bisedimet e Uashingtonit të përfshihet edhe BE.
Të hënën, i ngarkuari i Presidentit amerikan për dialogun Serbi-Kosovë, Richard Grenell, befasoi me njoftimin se më 27 qershor do të ketë një takim mes palëve në Uashington. Shumë ekspertë janë të mendimit se Grenell po konkurron në mënyrë të drejtpëdrejtë me të ngarkuarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak.
E pyetur nga Deutsche Welle, qeveria gjermane, e cila më 1 korrik merr në dorë për gjashtë muaj timonin e BE-së, preferoi ta shihte në një dritë më pozitive se shumë vëzhgues këtë nismë të re të Grenellit:
Ne i përshëndesim te gjitha aktivitetet qe afrojnë Beogadin dhe Prishtinën dhe që japin një impuls te ri për zgjidhjen e konfliktit”, tha Christofer Burger, zëvendëszëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë. Por ai nuk harroi të kujtonte se edhe Gjermania me partnerë të tjerë nga BE-ja, po përpiqet të arrijë një zgjidhje mes palëve. “Edhe në të kaluarën SHBA dhe BE kanë arritur suksese vetëm kur kanë punuar së bashku”, kujtoi Burger, duke theksuar edhe një herë mbështetjen e Gjermanisë për të ngarkuarin e BE-së me dialogun, Miroslav Lajçak.
No dirty deals!
Atë që e shprehu tërthorazi Ministria e Jashtme, e tha pa doreza, disa orë më pas në Bundestagun gjerman, Peter Beyer. Deputeti kristjandemokrat është prej mbi 10 vjetësh njohës i Ballkanit Perëndimor, raportues për Kosovën dhe Serbinë si në Bundestag ashtu edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe, veç të tjerash, i ngarkuari i qeverisë gjermane për marrëdhëniet transatlantike.
Fjala e Beyerit përmbante dy thirrje të cilat ai i transmetoi jo pa pasion:
Së pari në drejtim të kryeministri të ri, Avdulla Hoti, që të mos pranojë marrëveshje të fshehta. “Do your homework!”, bëni detyrat e shtëpisë, tha ai. Dhe mos pranoni “dirty deals” marrëveshje të pista, për shfuqizimin e Gjykatës Speciale dhe Prokurorit Special.
Thirrjet e Beyerit kishin të bënin pikërisht me takimin e paralajmëruar nga Richard Grenell për datën 27 qershor. Në këtë kontekst, ai i bëri thirrje administratës amerikane të ftonte aty edhe të ngarkuarin e BE-së, Miroslav Lajçak. “Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në 27 qershor, por ajo që dimë ne është se BE nuk do të jetë aty. Prandaj, unë kërkoj nga SHBA që të ftojnë në Uashington edhe të ngarkuarin e BE-së Miroslav Lajçak.
Beyer-i ushtroi ndër të tjera kritikë të ashpër ndaj të ngarkuarit të presidentit Trump, Richard Grenell, edhe për siç e quajti ai “betejën e hapur që zhvillon në Twitter me BE”, duke thënë se BE nuk ka liberalizuar vizat me Kosovën. Beyer e quajti “blanker Unsinn” (shqip: budallallëk me brirë”) dhe shtroi një pyetje retorike: Mos vallë i kanë hequr SHBA-të vizat ndaj shtetasve të Kosovës? Beyer tha se liberalizimi i vizave do të ndodhë së shpejti, ndërsa serbët kanë kohë që udhëtojnë pa viza.
Në qarqet qeveritare nga Berlini nuk duket se liberalizimi i vizave është aq i afërt. Për këtë ende nuk është arritur një konsensus, jo vetëm në Bashkimin Evropian, por as edhe në Gjermani, siç raportojnë burime nga Berlini për DW shqip.
Megjithatë lobimi për heqjen e vizave për Kosovën është shumë i madh, si brenda qeverisë gjermane, ashtu edhe në zonën Schengen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova