Nga: Nevila Dervishi
Pirro, Mbreti i Epirit (319-272 p.e.s), një territor që shtrihej në zona përgjithësisht të banuara nga ilirët dhe më tej nga pasardhësit e tyre, më së shumti njihet si strateg e gjeneral i papërsëritshëm në fushat e betejave.
Askush nuk di të thotë se në cilën gjuhë Pirro komunikonte me ushtarët e njerëzit e vet, dihet vetëm që ai kishte një lidhje të fortë me gjakun ilir.
Ai ishte kushëri i Olimpias, nënës së Aleksandrit të Madh, ndërsa një lidhje tjetër me ilirët ishte edhe fakti se ai, qysh fëmijë, ishte rritur në oborrin e Mbretit Glauk të taulantëve, një prej fiseve më të mëdha ilire, zotërimet e të cilit, në kohë të ndryshme, kapnin hapësirën mes lumit Neretva (Bosnje-Hercegovinë) dhe Vjosës.
Por, Pirro i Epirit nuk njihet vetëm për bëmat e tij si strateg ushtarak i antikitetit. Historia ka lënë pas edhe të dhëna që thonë se ai ishte një mbret i dhënë pas dijes dhe, sa duket, edhe i kujdesshëm për popullin e vet.
Dëshmohet se një pjesë të rregullave, apo normave, të cilat udhëhiqnin veprimtarinë e tij të përditshme, ai i kishte gdhendur në një unazë apo byzylyk, që mbante në dorë, për ti pasur gjithmonë përpara mendjes. Këtë e thotë për herë të parë Gjon Muzaka, i quajtur Princ i Epirit, një nga aleatët dhe bashkëluftëtarët e Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Ai e ka përfshirë përmbajtjen e shkrimeve në unazën e Pirros në testamentin që u ka lënë pasardhësve të tij në vitin 1510, pak vite përpara se të vdiste. Për herë të parë testamenti i tij është publikuar i përkthyer në shqip në nëntor të vitit 1931, në revistën “Leka” (nr.11), që shtypej në Shkodër.
Më poshtë është përkthimi i plotë nga italishtja i pjesës që flet për rregullat që Pirro i Epirit mbante të shkruara në unazën e vet:
1. Të fortin nuk e shpërblen sa duhet edhe sikur botën mbarë t’i japësh, të dobëtin nuk e ndëshkon sa duhet, edhe sikur vetë jetën t’ia marrësh.
2. Është më i nderuari ndër të nderuarit ai që goditet prej fatit, pa pasur faj, dhe është më i poshtri ndër të poshtër ai që përkëdhelet nga fati pa e merituar.
3. Atë çka mund ta bëni me të mirë, mos e bëni me të keq.
4. Atë që mund ta arrini me paqe, mos e kërkoni me luftë.
5. Atë çka mund ta fitoni duke e kërkuar, mos e humbni duke kërcënuar.
6. Atë çka mund ta ndreqësh pa bërë zhurmë, mos e ekspozo në publik.
7. E ka bërë mirë detyrën ai prind që lë pas një fëmijë të ditur por të varfër dhe nuk e ka bërë detyrën ai tjetri që lë pas një fëmijë të pasur por budalla.
8. Ka më shumë vlerë një ndihmë e vogël, por e ardhur në kohë, se sa një e madhe, por që mbërrin me vonesë.
9. Njeriu që arrin të bëhet tiran i madh me forcë, meriton te kthehet në skllav me drejtësi.
10. Nuk mjafton që një person te jetë i mirë, është e domosdoshme qe ai të ndreqë gjërat që kanë marrë për keq.
11. Në këtë jetë, njeriu duhet të verë në punë mendjen, sepse lumturia është një mall hua, kurse fatkeqësia është pasuria e natyrshme e tij. /ABC/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë intervistë gati e pamundur me profesor Eqrem Çabejn
Për ngritjen e Milosheviqit, “të gjitha fajet i ka byrekxhiu shqiptar”!
SHKALLËT PËR NË PARAJSË
Fryma e kohës!
Viti 1982: Vrasja e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës
Franz Kafka ose ankthi ekzistencial
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri