LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja amerikane zbardh detaje nga takimi me Rudina Hajdarin

Ambasadorja amerikane zbardh detaje nga takimi me Rudina Hajdarin

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me deputeten Rudina Hajdari.

Me një shënim në Twitter, ambasadorja jep detaje rreth këtij takimi, ndërsa thotë se u diskutua mbi udhëheqjen e Hajdarit në Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian dhe “vendimin e saj për të mbështetur marrëveshjen e Reformës Zgjedhore”.


Kim shkruan se respekton “luftën parimore të Hajdarit për më shumë, duke mbajtur në mendje një figurë të madhe”.

“U takova me Rudina Hajdarin për të diskutuar udhëheqjen e saj të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane dhe vendimin e saj strategjik për të mbështetur marrëveshjen e Reformës Zgjedhore në mënyrë që Shqipëria të përmbushë parakushtet. Unë e respektoj luftën e saj parimore për më shumë duke mbajtur në mendje një figurë të madhe”, shkruan ambasadorja Kim.

Hajdari është shprehur skeptike dhe nuk ka qenë entuziaste për marrëveshjen e arritur mes palëve për Reformën Zgjedhore, ndërsa thotë se ajo nuk mund të quhet e tillë, sa kohë nuk është përfshirë ndryshimi i sistemit./abcnews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori