LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Heqja e reciprocitetit vendim politik, ashtu siç ishte edhe vendosja e tij dhe e taksës

Rukiqi: Heqja e reciprocitetit vendim politik, ashtu siç ishte edhe vendosja e tij dhe e taksës

Pas vendimit të qeverisë për heqjen e reciprocitetit janë shtuar mallrat serbe që futen në Kosovë. Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se vendimi ishte politikë dhe pa ndonjë analizë të thelluar.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë se nga vendimi i qeverisë, ata kanë filluar menjëherë zbatimin.

“Deri tani që flasim, gjatë ditës së sotme janë dhjetë dërgesa në procedurë zhdoganimi me mallra të Serbisë, derisa gjatë vikendit  kemi pasur mbi 100 dërgesa që kanë qenë mall tranzit ose mall nga vende tjera por jo të Serbisë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Adriatik Stavileci, përcjell Telegrafi.


Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) thotë se heqja e reciprocitetit është vendim politikë dhe se sektori i ekonomisë janë konsultuar shumë pak ose aspak.

“Është vendim politikë ashtu siç ishte vendim politikë edhe vendosja e taksës dhe masat tjera pasuese teri te reciprociteti i fundit. Të gjitha kanë qenë vendime politike për të cilat ekonomia është konsultuar fare pak ose minimalisht. Kur themi minimalisht, themi se janë konsultuar në fazën e nevojës së largimit të taksës apo veprimeve që duhet të ndërmerren, ne kemi rekomanduar që të ketë veprime të vazhdueshme që i përgjigjen çfarëdo lloj bllokade apo barriere që Serbia vendos për mallrat kosovare”, deklaroi për RTV dukagjinin, Berat Rukiqi.

Ndryshe vendimi për shfuqizimin e masës së reciprocitetit është marrë nga Qeveria Hoti me 6 qershor./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër

Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër

Ekonomi
Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë

Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë

Ekonomi
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi
Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik

Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik

Ekonomi
Kalo në kategori