LAJMI I FUNDIT:

Billie Eilish tregon pse vishet gjithnjë me të gjera: “S’jam ndjerë kurrë e dëshiruar nga ish-at“

Billie Eilish tregon pse vishet gjithnjë me të gjera: “S’jam ndjerë kurrë e dëshiruar nga ish-at“

Në çdo intervistë të saj, Billie Eilish ndalet tek çështja e vetëbesimit, tek marrëdhënia e saj me djemtë dhe sfidat e kaluara gjatë rritjes

Së fundmi, gjatë një interviste për “GQ”, 18-vjeçarja u shpreh se nuk “është ndjerë kurrë e dëshiruar” nga ish-të dashurit e saj.

Eilish rrëfen se gjithnjë ka patur probleme të mëdha me trupin e saj, që sipas saj shpesh është bërë shkak për mënyrën se si është trajtuar nga ish-të dashurit.


“Nuk jam ndjerë kurrë e dëshiruar. Të dashurit që kam patur s’më kanë bërë kurrë të ndihem e tillë. Asnjëri prej tyre. Ka qenë shumë delikat fakti që s’jam ndjerë kurrë fizikisht e dëshiruar nga dikush në jetën time.”- u shpreh ylli i muzikës.

Pikërisht për këtë shkak, këngëtaren e shihni gjithnjë të veshur me rroba të gjera.

“Prandaj unë vishem ashtu siç vishem, sepse s’dua të mendoj për djemtë- për asnjë në fakt- s’dua të më shohin duke më gjykuar mua ose masën time. Ndonjëherë vishem si djalë, herë të tjera si vajzë me rroba të gjera. Ka momente që ndihem si e mbytur nga personi që kam krijuar sepse mendoj që njerëzit nuk më shohin si femër.“

Revoltën e brendshme, Billie jo pak herë e ka përfshirë edhe në krijmtarinë e saj.

Në klipin e këngës “Bad Guy”, këngëtarja u përball me komente negative rreth trupit të saj dhe mënyrës së veshjes, derisa vetë Eilish i bëri të kuptonin se në fund të ditës ishte trupi i saj dhe e vendoste ajo çfarë do të tregonte dhe çfarë jo.

Në trend Femra

Më shumë
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Studim: 87 për qind e femrave të bardha duan të bëjnë seks me meshkuj me ngjyrë

Studim: 87 për qind e femrave të bardha duan të bëjnë seks me meshkuj me ngjyrë

Kalo në kategori