Shqipëria dhe Kosova janë vënë përballë një rendi dhe forme të re komunikimi intelektual, përveç jetës së njerëzve dhe ekonomisë që janë në rrezik, është edhe shkenca, kultura dhe arti. Kështu kanë thënë përmes një deklarate të përbashkët, Akademia e Shkencave të Kosovës, ajo e Shqipërisë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në Shqipëri.
Në qëndrimin e përbashkët të tyre, thuhet se në një mënyrë gati të padukshme dhe larg vëmendjes së opinionit, çdo vlerë shkencore e kulturore po riaktivizohet dhe po e humb peshën e vet.
Institucionet akademike thonë se nuk do të ndalojnë së kërkuari emancipim kulturor të vazhdueshëm e hapësirë për vlerat e reja në të gjitha fushat e krijimtarisë shkencore e artistike.
“Ne kërkojmë që, edhe në këtë rrethanë, kur na duhet frymëzim për këtë betejë të pashembullt dhe na duhet ta gjejmë forcën e fitores, t’u kthehemi vlerave tona themelore identitare, traditës tonë më të mirë dhe idealizmit tonë kulturor dhe kombëtar”, përfundon qëndrimi i përbashkët i Akademisë së Shkencave të Kosovës, asaj të Shqipërisë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në Shqipëri.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në Shqipëri, thonë se janë duke ndjekur me vëmendje situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19 në gjithë botën.
“Shqipëria dhe Kosova, si gjithë të t jerët në botë, janë vënë përballë një rendi dhe forme të re komunikimi intelektual, ku të rrezikuara nuk janë vetëm jetët e njerëzve apo ekonomitë, por edhe shkenca, kultura dhe arti me gjithë përbërëset e tyre. Në një mënyrë gati të padukshme dhe larg vëmendjes së opinionit, çdo vlerë shkencore e kulturore po relativizohet, po humb peshën e vet, po humb funksionin shoqëror dhe emancipues, duke u shtyrë gjithnjë e më shumë në periferi të zhvillimeve shoqërore; po bëhet e pavërejtur dhe e panevojshme, duke u kthyer në veprimtari sekondare”, thuhet në reagimin e akademive.
Tutje thuhet se po humbet sensi kulturor i krijimit të vlerave në shkencë dhe kulturë.
“Po humbim shprehitë tona më fisnike për të konsumuar vlera shpirtërore, për t’i dhënë hapësirë krijimit dhe krijimtarisë, për të sofistikuar marrëdhëniet tona, për të ndërtuar dhe mbajtur urat e komunikimit, për të vlerësuar krijuesit dhe arritje t e tyre”, thuhet tutje në njoftim.
Akademia e Shkencave të Kosovës, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në Shqipëri, tërheq vëmendjen se bashkëpunimi e komunikimi ndërkulturor e ndërshkencor nuk duhet të pësojë, sipas tyre, siç kanë pësuar gjithnjë në rrethana krizash, por duhet të intensifikohen.
“Duke e ditur dhe duke e parandier se pasojat e kësaj pandemie do të jenë afatgjata; se nuk do të mbërrijmë aq lehtë t’i sundojmë shprehitë negative të krijuara në rrethanat e luftës për mbijetesë. Duke e ditur se rrethanat e krizës ekonomike dhe shoqërore që do të vijnë më pas do të lëndojnë rëndë ndërmarrësinë kulturore, synojmë të tërheqim vëmendjen e opinionit kulturor që të qëndrojë i përbashkuar dhe të angazhohet për të mos lejuar një erozion të pritshëm intelektual, i cili do të nxirrte jashtë rrjedhave normale koherencën tonë kulturore, trashëgimi në dhe identitetin, duke zbehur qëndrueshmërinë tonë përballë integrimeve në rrjedhat europiane, përmes vlerave të konsoliduara dhe prioriteteve tona kombëtare. Qëndrimi ynë është që, ashtu siç nuk duhen pritur fatkeqësitë dhe traumat e mëdha natyrore për të kuptuar rëndësinë e shkencës, kulturës dhe ndërkomunikimit, ashtu nuk duhet lejuar që në një të ardhme të afërme ato të gjenden sërish të rrezikuara nga harrimi”, thuhet në reagim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tetovë: Dy mijë kërkesa për legalizim të objekteve
Osmani merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të Aushvicit: Është simbol i Holokaustit dhe mizorive të Luftës së Dytë Botërore
Iu gjet sasi e substancave narkotike, arrestohet i dyshuari në Podujevë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite