LAJMI I FUNDIT:

Dramë pranë një spitali në Wisconsin, policia vret burrin që ua drejtoi revolen

Dramë pranë një spitali në Wisconsin, policia vret burrin që ua drejtoi revolen

Policia amerikane në Wisconsin ka vrarë një burrë, i cili ua kishte drejtuar revolen para një spitali, raporton AP.

Sipas raportit të policisë, duket se ky burrë kishte shkuar në spital për të kërkuar ndihmë nga mjekët, transmeton Telegrafi.


Në kumtesë thuhet se policët i ishin përgjigjur një telefonate se një burrë me revole në dorë po sillet nëpër parking para spitalit, e me të dalë në vendin e ngjarjes hasën në të në hyrje të emergjencës.

Bëhet fjalë për një spital rreth 30 kilometra larg Milwaukee, që ishte mbyllur derisa policia po bisedonte me burrin në parking.

Ata i kishin kërkuar disa herë që ta hedh në tokë revolen, megjithatë situata eskaloi kur ua drejtoi revolen, duke bërë që ata të reagojnë menjëherë duke e qëlluar.

Por edhe pse më pas i është ofruar ndihma e parë dhe është futur me shpejtësi në spital, ai nuk i ka mbijetuar plagëve të marra nga armët e zjarrit.

Nuk raportohet për të lënduar të tjerë nga këto të shtëna, kurse policia nuk ka zbuluar identitetin e të ndjerit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Evropa
IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës

IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës

Azia
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori