LAJMI I FUNDIT:

Audi Q4 është parë duke u testuar nën pjesën e jashtme në një makine Volkswagen

Audi Q4 është parë duke u testuar nën pjesën e jashtme në një makine Volkswagen

Megjithëse u mundua ta fshihej brenda një makine tjetër, Audi u zbulua se çfarë po bënte

Kohëve të fundit, Audi ka qenë i zënë duke punuar me të gjitha kapacitetet për makinat e reja që mbushen me rrymë, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, ka arritur ta lansojë e-tron SUV dhe Sportback, ndërsa nëse gjithçka shkon sipas planit, deri në fund të vitit mund ta lansojë edhe e-tron GT sedan.

Por, Audi e ka edhe një mundësi për të rivalizuar me Telsa Model Y, që është modeli Q4 e-tron të cilin e kemi parë në Geneva Motor Show.

Kjo makinë është parë duke u testuar nëpër rrugët e Suedisë, Por, Audi është munduar ta fshehë nën pjesën e jashtme të një makine Volkswagen., në mënyrë që të mos vërehej.

Njohësit e makinave, e kanë vërejtur që nuk është një ID. 4 i ri, në bazë të dizajnit të shtresës së kamuflazhit që Audi e përdorë te të gjitha veturat, si dhe targat e Ingolstadt, qytet ku Audi i ka fabrikat, tregon se çfarë veture është brenda.

Si Volkswagen ID.4 ashtu edhe Audi Q4 e-tron do ta kenë të njëjtën platformë MEB, ndërsa pritet ta kenë edhe motorin njejtë me 82 kWh, si dhe utonomi prej 450 kilometrash. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët

Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët

Auto
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

Auto
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Auto
Po, edhe kjo është Škoda

Po, edhe kjo është Škoda

Auto
Toyota planifikon prodhimin e një SUV-je ultra-luksoze për të rivalizuar Rolls-Royce Cullinan

Toyota planifikon prodhimin e një SUV-je ultra-luksoze për të rivalizuar Rolls-Royce Cullinan

Auto
Prodhuesi që do t’i japë fund karikimit të ngadaltë të makinave elektrike, prezanton baterinë që rimbushet për gjashtë minuta

Prodhuesi që do t’i japë fund karikimit të ngadaltë të makinave elektrike, prezanton baterinë që rimbushet për gjashtë minuta

Auto
Kalo në kategori