Strategji lidershipi: Si të përgatitesh për një të ardhme që s’e parashikon askush
Artikulli në vijim është shkruar për Forbes nga Alisa Cohn, trajnere që ndihmon sipërmarrësit, udhëheqësit, korporatat e kompanitë e ndryshme në çështje si lidershipi, strategjia, vendimmarrja etj.
Si një trajnere ekzekutive që punon prej kohësh me sipërmarrës të rinj, jam duke i inkurajuar klientët e mi që të mos përqendrohen vetëm te planet e kufizuara në një hapësirë kohore.
Problemi me planifikimin në këto momente qëndron te fakti se ka shumë pasiguri.
Në vijim gjeni disa mjete që do t’ju ndihmojnë në biznesin tuaj dhe do t’ju drejtojnë drejt një të ardhmeje evolucionare, që mund të jetë edhe e paparashikueshme.
Pranoni realitetin
Ky mund të jetë hapi më i vështirë për ju dhe skuadrën. Bota ka ndryshuar me shpejtësi dhe është e vështirë që njerëzit të përshtaten shpejt.
Bisedova me një klient pak ditë më parë dhe më tha “ne nuk kemi parë ndonjë ndryshim, vetëm disa klientë ndërprenë pagesat për 30 ditë”.
Është joshëse të bindesh që bota nuk ka ndryshuar. Por problemi në këtë situatë është fakti që skuadra mund të ndihet e vetëkënaqur. Prandaj kështu jeni më të rrezikuar ndaj të papriturave.
Një mënyrë për të parë më nga afër se çfarë po ndodh është skanimi i mjedisit. Merrni sa më shumë informacion nga burimet e jashtme.
Bëni gjithmonë pyetje “Po sikur…?”
Kur të përshtateni me mjedisin makro, filloni të bëni pyete “po sikur…?” që lidhen me biznesin. Brainstorming (stuhi mendimesh) me anëtarët e ekipit është me rëndësi.
Nxitini të bëjnë pyetje, qoftë edhe absurde. Diskutimi me ta do t’ju ndihmojë të keni disa rezultate të mundshme.
Analiza e pasigurisë
Pasi të rendisni një grup skenarësh me të cilat mund të përballet biznesi juaj, qoftë edhe rastet më të këqija, krijoni një buxhet duke marrë parasysh këto skenare.
Është me rëndësi që të dini në mënyrë të detajuar se çfarë mund t’i ndodhë biznesit tuaj dhe si duhet të dilni nga situata.
Si udhëheqës, sa më të qarta të jenë detajet, aq më e lehtë është mbijetesa në një situatë të vështirë.
Mendoni si të ngriheni
Në çdo krizë, ekzistojnë mundësi. Eksploroni sa më shumë mundësi.
Nuk është mirë të mendoni për gjërat që mund të shkojnë keq, kur mund të merreni me rezultatet dhe mundësitë pozitive.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres këtë sezon festash
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme