LAJMI I FUNDIT:

Në ditëlindjen e tij, Roberto Carlos kujton: Capello më shpëtoi, pasi Roy Hodgson më shkatërroi te Interi

Në ditëlindjen e tij, Roberto Carlos kujton: Capello më shpëtoi, pasi Roy Hodgson më shkatërroi te Interi
Fabio Capello dhe Roberto Carlos (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Roberto Carlos është padyshim një prej lojtarëve më të mirë të krahut të majtë në histori të futbollit. Por, në ngritjen e karrierës së tij, legjenda braziliane e konsideron më meritor strategun italian, Fabio Capello.

46-vjeçari ishte pjesë e Interit në sezonin 1995/1996, kur Roy Hodgson e kishte angazhuar si mesfushor, ndërkohë që ai ishte mbrojtës i majtë, pozitë në të cilën u bë më i miri te Real Madridi.


Ai u transferua te Los Blancos në fund të atij sezoni, kur drejtimin e madrilenëve e kishte marrë Capello.

“Roy Hodgson më shkatërroi te Interi, ai më detyroi të luaja në mesfushë. Nuk do të më jepej shansi të luaja për ekipin kombëtar, ndërsa po afronte Copa America në vitin 1997”.

“Nuk kishim raporte të mira, por unë nuk dija shumë për futbollin evropian”, ka treguar Carlos për Marca.

“Bisedova me Morattin dhe i kërkova të më lejonte të largohesha. Shkova te Madridi për Capellon, ai është trajneri më i rëndësishëm që kam pasur”, ka shtuar braziliani.

Te Reali, Carlos qëndroi deri në vitin 2007, duke fituar katër tituj të La Ligas, tre tituj të Ligës së Kampionëve, dy Kupa Interkontinentale, tri Superkupa të Spanjës dhe një Superkupë të UEFA-s.

Gjatë kësaj periudhe e fitoi dy herë Copa America, një Kupë të Konfederatave dhe një herë Kampionatin Botëror me Brazilin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori