LAJMI I FUNDIT:

Çfarë përfshinë vendimi për heqjen e taksës 100 për qind dhe vendosjen e reciprocitetit me Serbinë? (Dokument)

Çfarë përfshinë vendimi për heqjen e taksës 100 për qind dhe vendosjen e reciprocitetit me Serbinë? (Dokument)

Qeveria në detyrë e Kosovës ka votuar për heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës dhe zëvendësimin e saj me masën graduale të reciprocitetir tregtar ndaj Serbisë.

Vendimi obligon që në marrëdhëniet me Serbinë, emërtimet te certifikatat fitosanitare dhe veterinare të përdoren në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, shkruan Telegrafi.


Zbatimi i këtij vendimi do të rishikohet së paku një herë në muaj. Po nga ky vendim shfuqizohen vendimet 01/76 dhe 06/82 të datës 21 nëntor dhe 28 dhjetor 2018.

Ky është vendimi i Qeverisë për heqjen e taksës dhe zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë (Dokument)
Lexo po ashtu Ky është vendimi i Qeverisë për heqjen e taksës dhe zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë (Dokument)

Vendimi do mbetet në fuqi deri më 15 qershor 2020, kur do të bë​het vlerësimi i zbatimi të tij.

“Që nga hyrja në fuqi e CEFTA-s, Serbia ka vendosur një sërë barrierash tregrare jotarifore ndaj Republikës së Kosovës, duke përfshirë barrierat në transit, barrierat teknike dhe barrierat politike. Kështu, Serbia ka dëmtuar eksportuesit dhe importuesit nga Republika e Kosovës dhe ka shkaktuar një deficit të lartë tregtar për Republikën e Kosovës”, thuhet në njërën nga pikat e arsyetimit të vendimit për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, tarifën doganore 100 për qind e kishte vendosur qeveria e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, në nëntor të vitit 2018.

Tarifa 100 për qind për importet nga Serbia ka ndikuar që dialogu për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërpritet.

Kundër kësaj takse, që nga vendosja e saj, ishin deklaruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, pasi që nga ajo kohë, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ishte ndërprerë.

Një masë reciprociteti ndaj Serbisë, Kosova e kishte aplikuar edhe në korrik të vitit 2011.

Ky reciprocitet në atë kohë ishte marrë pasi që Serbia për tre vite pas shpalljes së pavarësisë, kishte bllokuar mallrat nga Kosova për shkak të ndërrimit të vulave nga ato të UNMIK-ut në ato të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori