LAJMI I FUNDIT:

Dogana e Kosovës njofton rekordin e ri: Për një javë u importuan 6.2 milionë kilogram grurë

Dogana e Kosovës njofton rekordin e ri: Për një javë u importuan 6.2 milionë kilogram grurë

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se nga data 16 deri më 22 mars Kosova ka shënuar një rekord në importimin e grurit.

“Importi i grurit është rritur në masë të madhe. Nga data 16 deri më 22 mars Kosova ka importuar 6.2 milion kilogram grurë, që është një sasi jashtëzakonisht e madhe për tregun e Kosovës. Por kjo është si pasojë e konsumit të madh të miellit që po bëhet në Kosovë”, tha ai për RTV Dukagjinin, përcjell Telegrafi.


Zëdhënësi i Doganës të Kosovës thotë se ka një rritje të lehtë të importimit të produkteve tjera ushqimore por trendi nuk ka lëvizur shumë në krahasim me vitin e kaluar.

“Nga 9 deri më 22 mars kemi pasur importe të produkteve me vlerë rreth 120 milion euro, që është pothuajse trend i njëjtë me atë të vitit të kaluar”.

Stavileci duke folur për importet nga Serbia dhe Bosnja pas heqjes së tarifës për lëndën e parë ka thënë se deri më tani ka ardhur vetëm një maune me produkte ambalazhuese.

Ai thotë se megjithatë importi i lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnja nuk ka qenë i madh as para vendosjes së tarifës 100 për qind.

“Vetëm 29 milion euro ka qenë vlera vjetore e importeve të produkteve të lëndës së parë para tarifës 100 për qind dhe nuk mund të pritet ndonjë rritje e madhe e importeve nga këto vende”, deklaroi ndër të tjera Adriatik Stavileci./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori