Tri kompanitë më të mëdha afariste nga Peja, Devolli Corporation, Devolli Group dhe Elkos Group, i kanë bashkuar forcat për të dhuruar artikuj ushqimorë dhe produkte të tjera ndihmë për qytetarët në kohën kur Kosova po përballet me pandeminë e virusit Covid-19.
Nën moton “Afaristët pejanë për Kosovën”, nga sot do të fillojë shpërndarja e pakove të cilat do të përmbajnë 300 tonelata miell “Finesa”, 33 paleta qumësht “Vita”, 33 paleta lëngje “Tango”.
Përveç kësaj, “Comodita” ia ka ofruar qeverisë së Kosovës edhe sasinë prej 100 mijë maskave mbrojtëse, një mijë dyshekë dhe pesë mijë jastëkë, për nevojat e karantinave të përgatitura, ose edhe situatave të tjera emergjente sipas nevojave të vendit.
Dhurimi i pakove ushqimore, vlera e të cilave është rreth 500 mijë euro, do të bëhet në vendbanimet e ndryshme të Kosovës, sipas një orari të caktuar, në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë familje.
Një konferencë shtypi e përfaqësuesve të iniciativës ”Afaristët pejanë për Kosovën” mbahet në orën 16:00 në Pejë.
Devolli Corporation, Devolli Group dhe Elkos Group urojnë që situata e krijuar me coronavirusin të kalohet sa më shpejtë dhe sa më lehtë dhe që qytetarëve të Kosovës të mos vuajnë nga mungesat në furnizime me artikujt jetikë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë