Arbnora Fejza-Idrizi nga Skenderaj, për të dytën herë radhazi ka hyrë në Librin e rekordeve (Guinness). Me krijimin e një vazoje prej letre në lartësi 2.73 metra dhe gjerësi 2.38, me të cilën ka paraqitur popullin shqiptar dhe dëshmorët, ajo është bërë kosovarja e parë e cila ka arritur të thyejë këtë rekord botëror.
Në një intervistë të dhënë për Telegrafin, Arbnora Fejza-Idrizi, tregoi se me këtë art merret qe 10 vjet dhe se teknikat e këtij arti i ka mësuar në fakultet dhe që pasi ka thyer rekordin e parë i ka lindur dëshira të vazhdojë me rekorde të reja.
“Ishte gjithmonë ajo dëshira që të vazhdoja edhe me një rekord tjetër, pse mos ta mbajë një rekord tjetër më të veçantë, mirëpo e veçanta ishte se kisha dëshirë të realizojë një punim i cili nuk gjendej në listën e rekordit botëror. Dhe mendoja ta realizoja një punim të madh i cili ka një mesazh të veçantë. Ne e dërguam modelin e punimit në miniaturë se si dukej punimi, ata pas dy jave vlerësim më thanë se mundesh të fillosh me punën tënde. Pastaj e shpjegova se çfarë përmban ky projekt, me gjithë copat që do të formonim vazon paraqitem popullin shqiptar të bashkuar në çdo sfidë, ndërsa me lulet gjithë dëshmorët që kanë dhënë jetën për këtë vend. Ndërsa, me flamujt dëshiruam të falënderojmë të gjitha shtetet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, u shpreh ajo.
Gjatë intervistës ajo foli edhe për rregullat që kanë pasur gjatë punës.
“Ndër rregullat kryesore ka qenë e caktuar koha, d.m.th mbi 4 orë në ditë nuk kemi pasur të drejtë të punojmë. Dhe nëse ndodh grisja e letrës, atëherë rekordi dështon. Gjithmonë ekzistonte frika që mund të dështojmë rekordin, i gjithë procesi i punës është dashtë të bëhet me incizim. Ekipi përbehej nga dy profesorë, tetë nxënës dhe një arkitekt. Me nxënësit kemi punuar 13 ditë, kemi përgatitur 69 mijë copa të letrës fillimisht, mirëpo për të mbushur atë vazo është dashtë të përgatitim edhe 11 mijë copa shtesë për arsyes e vazoja nuk qëndronte. E veçanta e punimit është sepse e gjithë lidhja e letrave është bërë pa ngjitës. Një cope letrës është dashtë të bëhet në 8 thyerje në mënyrë që të formohet hapësira për të krijuar formën. Ka qenë punë shume sfiduese por e arritëm me sukses”, pohoi ajo.
Arbnora Fejza-Idrizi, në fund të intervistës bëri të ditur se do të vazhdojë me punime të tilla dhe që po planifikon t’i sfidojë dy shtete të fuqishme sa i përket rekordeve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze