LAJMI I FUNDIT:

Courteney Cox flet për ribashkimin e “Friends”: Jemi shumë të emocionuar

Courteney Cox flet për ribashkimin e “Friends”: Jemi shumë të emocionuar

Courteney Cox mezi po pret të shohë miqtë e saj.

Aktorja 55-vjeçare së fundmi iu bashkua komedianit Kevin Nealon për një episod të “Hiking with Kevin”, ku ajo zbuloi disa detaje në lidhje me ribashkimin e ardhshëm special të “Friends”.


“Gjëja më emocionuese është se ne po bëhemi bashkë për të parën herë, në një dhomë, dhe të flasim për shoun”, ka thënë Cox. “Dhe do të jetë në HBO Max, jemi shumë të emocionuar”. “Ne do të kemi kohën më të mirë. Do të jetë e mahnitshme”, tha më tej aktorja.

“Por, ne me të vërtetë nuk i kemi bërë të gjitha këto dhe në fakt u ulëm atje dhe folëm dhe rikujtuam për këtë përvojë të jashtëzakonshme që kemi. Do të jetë fantastike”.

Edicioni speiclal i ribashkimit u konfirmua nga HBO Max javën e kaluar në një njoftim për shtyp. Në njoftim thuhej se Cox do të bashkohej me Jennifer Aniston, Lisa Kudrow, David Schwimmer, Matthew Perry dhe Matt LeBlanc.

Yjet e “Friends” do të kthehen me një episod special
Lexo po ashtu Yjet e “Friends” do të kthehen me një episod special

Cox bisedoi gjithashtu me Nealon, 66-vjeç, për atë se si do të dukej ribashkimi i saj “ideal” me bashkë yjet e saj.

Thuhet se bisedimet kishin nisur vitin e kaluar, mirëpo kishin dështuar për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me aspektin financiar, gjersa tani raportohet se janë pajtuar të gjitha palët. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Kalo në kategori