Në vitin 2010, Elon Musk kishte thënë se ai ‘më mirë do të ngjiste një pirun në dorë se sa të shkruante për jetën e tij personale’.
Por, themeluesi dhe Ceo i Tesla dhe SpaceX është një figurë interesante, dhe me kalimin e viteve, ai është hapur për fëmijërinë, prindërit dhe për marrëdhëniet e tij.
Musk u tregua i çuditshëm në një intervistë të dhënë për ‘Rolling Stone’ nga Neil Strauss e publikuar në nëntor të vitit 2017. Ai foli për ndarjen me ish-të dashurën Amber Heard, duke shprehur zemërimin e tij për ndarjen e tyre. Musk gjithashtu ka folur për marrëdhëniet e çmendura me babanë e tij, Errol, duke e quajtur atë një “qenie njerëzore të tmerrshme”.
Këto ditë, Musk duket se po takon këngëtaren e njohur Grimes, teksa filluan lidhjen në maj të vitit 2018, dhe madje po presin së bashku një fëmijë.
Një vështrim mbi jetën personale të Elon Musk ndër vite:
Lindur në 1971 në Pretoria (Afrika e Jugut), Musk ishte më i madhi i tre fëmijëve. Nëna e tij, Maye Musk është një modele kanadeze e cila u shfaq në kopertinën e “Time” dhe u bë zëdhënëse e ‘CoverGirl’ në 69. Babai i tij Errol është një inxhinier.
Musk i tha ‘Rolling Stone’ se ai po luftonte me vetminë që nga fëmijëria. “Kur isha fëmijë, ka një gjë që thashë”, tha Musk. “Unë kurrë nuk dua të jem vetëm”.
Në përgjithësi, fëmijëria e Musk ishte jo edhe aq e mire. Ai u dhunua në mënyrë të pamëshirshme në shkollë, dhe madje përfundoi në spital pasi që torturuesit e tij e gjuajtën poshtë shkallëve. Menjëherë pasi prindërit e tij u ndanë në 1980, Musk shkoi të jetojë me babanë e tij.
Drejtori i Tesla tha për ‘Rolling Stone’ se babai i tij është “një qenie njerëzore e tmerrshme”. “Pothuajse çdo krim që ju mund të mendoni, ai ka bërë”, tha Musk.
Babai i Muskut, i cili është në të 70-tat, bëri tituj në tabloidet e huaja në vitin 2018 kur u zbulua se ai kishte një fëmijë me ish-njerkën e tij të atëhershme 30-vjeçare, Jana Bezuidenhout.
Megjithë këtë përçarje familjare, Musk në dukje është ende afër me vëllanë e tij, Kimbal dhe motrën Tosca. Të gjithë vëllezërit dhe motrat e Musk në dukje kanë një ndarje sipërmarrëse. Kimbal po kërkon të bëjë industrinë ushqimore më të shëndetshme, ndërsa Tosca nisi rrjetin e filmit romantik, Passionflix me ndihmën e vëllait të saj të madh.
Musk gjithashtu raportohet se ka një marrëdhënie të mirë me nënën e tij. Vanity Fair raportoi se ai i dhuroi Maye një makinë të gjelbër Tesla. Ajo gjithashtu u transferua në Kaliforni në 2013 për të qenë më afër djalit dhe nipërve të saj më të vjetër.
Musk fitoi nënshtetësinë kanadeze përmes nënës së tij. Në moshën 17-vjeçe, ai u transferua në Kingston, Ontario, në Universitetin e Mbretëreshës.
Atje, ai takoi gruan e tij të parë, Justine Wilson. Për revistën ‘Marie Claire’, Justine – e cila ende përdor mbiemrin e Muskut – kujtoi që Musk e ftoi atë për akullore. Ajo vendosi të qëndrojë për të studiuar, por ai u shfaq me “dy kone akullore me çokollatë të cilat rridhnin poshtë duarve”.
Musk u transferua në Wharton, por vazhdoi t’i dërgonte trëndafila Justine. Ata më pas ndanë rrugët e tyre, por u lidhën sërish kur Justine filloi të punojë në romanin e parë pas diplomimit.
Justine tha që Musk e mashtroi duke i dhënë asaj kartën e tij të kreditit për të blerë sa më shumë libra sa të dëshironte.
Ata u martuan në vitin 2000.
Çifti u zhvendosën në Los Angeles dhe kanë një djalë të quajtur, Nevada, e më pas edhe katër djem tjerë. Musk tha se i pëlqen të kalojë kohë me fëmijët e tij. Në vitin 2010, ai i ka quajtur fëmijët “Dashuri e jetës”.
Dyshja u ndanë në vitin 2008, dhe Justine mbajti mbiemrin e Musk për shkak të fëmijëve. Pas divorcit, ka filluar të takohet me aktoren Talulah Riley.
Riley dhe Musk u martuan në vitin 2010. Dy vite më vonë, lajmet për ndarjen e tyre u bënë publike kur Musk shkroi në Twitter: “Do të dua gjithmonë. Ju do e bëni të lumtur dikë një ditë”.
Çifti u rimartua në vitin 2013. Musk bëri kërkesë – më pas u tërhoq – një divorc të dytë vitin e ardhshëm.
Musk filloi të takohet me aktoren Amber Heard në vitin 2016, por ata u ndanë një vit më pas.
Në janar të vitit 2020, Grimes postoi një fotografi nudo në llogaritë e saj në Instagram dhe Twitter që zbulon se është shtatzënë. Që nga ajo kohë, ajo ka konfirmuar se është në pritje, megjithëse nuk është e qartë nëse ajo dhe Musk e kanë fëmijën së bashku.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rita Ora shkëlqen me një pallto portokalli në New York, pak para mbrëmjes së madhe të Met Gala
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave
“Je surpriza e këtij Big Brother” – Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në ‘Big Love’
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe