I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell vazhdon të insistojë që taksa 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, duhet të hiqet dhe kjo pa reciprocitet.
Grenell përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se taksa duhet të hiqet dhe se heqja e saj sjell investime.
“Taksa duhet të hiqet, për të sjellë investime për punësim. Kjo është fundamentale”, ka shkruar Grenell.
Ditë më parë zëdhënësi i tij, Dick Custin tha se Grenell e inkurajon Kosovën që ta heqë taksën 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, pa reciprocitet.
“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë taksën, por ta heqë plotësisht atë. Ambasadori nuk e mbështet idenë e reciprocitetit”, tha Custin.
Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti ka thënë se taksa 100% do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë.
E zotimi i Kurtit për heqjen e taksës nxitur reagime të ashpra nga opozita në Kosovë.
Kjo bëri që Grenell t’i drejtohet Kadri Veselit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, duke i thënë se “taksa ndaj mallrave serbe duhet të hiqet” dhe se Kurti “ka të drejtë në këtë drejtim”.
Kundër zëvendësimit të taksës me reciprocitet doli edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili përmes një letre publike i kërkoi kryeministrit Kurti që mos ta largojë taksën.
Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina në nëntor të vitit 2018. /Telegrafi/
The tariffs must be dropped in order for investments to work. It’s fundamental. https://t.co/NhBejSS4RN
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 11, 2020
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City