Kur femrat martohen, shpesh mendojnë a do të përshtaten dhe si do të përshtaten me vjehrrën. Kjo mbase edhe nuk është për t’u habitur, duke i pasur parasysh paragjykimet e shumta, por edhe dëshmitë për marrëdhënien e keqe të nuses dhe vjehrrës, mirëpo një figurë shumë e rëndësishme nga familja e mashkullit rrallë ndonjë nuseje i bie në mend – motra e burrit
Një hulumtim kilian ka treguar që madje 56 për qind e femrave më së keqi shkojnë me motrën e burrit, transmeton Telegrafi.
Në të vërtetë, motrat shpesh përpiqen edhe pas martesës së vëllait të mbrojnë atë “klan” të tyre të vendosur që në fëmijëri dhe autoritetin të cilin kanë me familjarin më të afërt.
“Kur rritemi, vëllezërit dhe motrat bëhen figura më të fuqishme në jetët tona, duke zëvendësuar prindërit në atë “funksion”. Këtë për shkak të realitetit dhe të së sotmes më lehtë e ndajmë me gjeneratën e ngjashme apo me gjeneratën e njëjtë”, thotë psikologia Paula Saenz.
Pos atij “klani”, motrat kanë edhe motive të tjera për konflikte me nusen, ndërkaq më të fortat vijnë nga familja dhe mënyra e edukimit.
Në të vërtetë, nëse motra gjithmonë ka qenë e përfshirë në jetën e vëllait, ka shfaqur lirisht mendimet e veta për vendimet e tij, ndoshta edhe i ka marrë ato vendime, martesën e tij do ta shohë si humbje të autoritetit dhe do të ketë qëndrim armiqësor ndaj nuses.
Arsyeja tjetër mund të jetë rivaliteti i zakonshëm ndërmjet vëllezërve dhe motrave, madje edhe nëse ai rivalitet është i pavetëdijshëm.
Nëse motra nuk është edhe aq shumë në raporte të mira me vëllanë një kohë të gjatë, as nusja nuk do të jetë edhe aq e dëshiruar dhe e pranuar.
Lidhja natyrale e vëllezërve dhe e motrave ka rol të rëndësishëm. Shumë studime kanë treguar faktin që bebet krijojnë lidhje shumë të fuqishme me vëllezërit dhe motrat, të ngjashme me ato që i krijojnë me nënën.
Ajo lidhje mund të shpjegojë nevojën e motrës që ta mbrojë vëllanë e vet nga “ndonjë nuse”, dhe do të jetë në gjendje që asaj t’i gjejë milionë të meta.
Prapavija e gjithë kësaj pikërisht është frika që ajo lidhje e fuqishme me vëllanë të humbet për shkak të femrës së re në jetën e tij.
Çfarë janë përvojat tuaja? A shkoni më mirë me motrën e burrit apo me vjehrrën?
Ndani me ne komentet! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar
Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?
Pse duhet të mbajmë folien plastike në frigorifer?
E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni
Cila është “ora magjike” për të ndezur makinën larëse për të kursyer energji elektrike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'