LAJMI I FUNDIT:

Facebooku kërkon falje pasi ia përktheu emrin në mënyrë ofenduese liderit kinez

Facebooku kërkon falje pasi ia përktheu emrin në mënyrë ofenduese liderit kinez

Facebook ka kërkuar falje pasi faqja përktheu emrin e liderit kinez Xi Jinping në ‘Shit-hole’.

Postimet në platformën e mediave sociale ishin përkthyer nga birmanishtja në anglisht pasi Presidenti Xi Jinping vazhdoi vizitën e tij shtetërore në Myanmar, Azia Juglindore.


Facebook kërkoi falje për çdo shkelje të shkaktuar dhe tha se problemi tani është fiksuar, transmeton Telegrafi.

Gabimi doli në dritë në ditën e dytë të vizitës së liderit kinez gjatë së cilës ai dhe këshilltari shtetëror Aung San Suu Kyi nënshkruan dhjetëra marrëveshje që mbulojnë planet masive të infrastrukturës të mbështetur nga Pekini.

Një deklaratë në lidhje me vizitën e publikuar në faqen zyrtare të Suu Kyi në Facebook i ishte referuar liderit kinez si ‘shit-hole’ kur u përkthye në anglisht.

Nuk ishte e qartë se sa zgjati kjo çështje, por funksioni i përkthimit i Google nuk tregoi të njëjtin gabim.

Në një deklaratë, një zëdhënës për Facebook tha: ‘Ne kemi rregulluar një çështje në lidhje me përkthimet nga Birmanisht në Anglisht në Facebook dhe jemi duke punuar për të identifikuar shkakun për të siguruar që të mos ndodhë përsëri.

Facebook në të kaluarën ka hasur probleme të shumta me përkthimin nga Birmanishtja.

Në 2018 ai përkohësisht hoqi funksionin pasi një raport tregoi se mjeti po prodhonte rezultate të çuditshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Kalo në kategori