LAJMI I FUNDIT:

MMPH dërgon inspektorët në Komunën e Prishtinës, për të verifikuar dokumentet rreth ndërtimeve në Badovc

MMPH dërgon inspektorët në Komunën e Prishtinës, për të verifikuar dokumentet rreth ndërtimeve në Badovc

Ndërtimet që janë planifikuar të realizohen në afërsi të Liqenit të Badovcit kanë nxitur reagimin e mijëra qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Për dhënien e lejes për fillimin e punimeve në këtë zonë, Komuna e Prishtinës të martën mbrëma ka bërë të ditur se i ka refuzuar dy herë palën për të ofruar kushtet e ndërtimit, mirëpo sipas tyre ankesën e palës e ka pranuar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.


Komuna e Prishtinës sqarohet për ndërtimet në afërsi të Badovcit, fajin ia hedh Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Lexo po ashtu Komuna e Prishtinës sqarohet për ndërtimet në afërsi të Badovcit, fajin ia hedh Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Në lidhje me këtë njoftim, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor, ka lëshuar një sqarim.

Në këtë sqarim thuhet se MMPH-ja nuk ka obliguar Komunën  e Prishtinës, të veproj në kundërshtim me dispozitat ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, por ata kanë obliguar Komunën e Prishtinës të veprojnë sipas planit Zhvillimor të Komunës, Ligjit për Ndërtim dhe Udhëzimit Administrativ.

Ministri Matoshi kishte dërguar një kërkesë me shkrim në komunën e Prishtinës, për të kërkuar informacione në lidhje me rastin në fjalë.

Meqë në MMPH nuk ka arritur ende asnjë përgjigje, ministri ka vendosur që të dërgoj në Komunën e Prishtinës inspektoret për të verifikuar dokumentet e lëshuara lidhur me këtë rast.

Më poshtë mund të lexoni të plotë sqarimin e MMPH-së:

MMPH lëshon sqarim rreth komunikatave të Komunës së Prishtinës

MMPH rreth vendimit nr. A-242/18, dt.16.08.2018 dhe A-76/19dt.27.06.2019 të lëshuar, lidhur me Ndërtimet afër Liqenit të Badovcit sqaron opinionin se:

Në asnjë mënyrë MMPH në Vendimin e evidentuar për shqyrtimin e çështjes administrative juridike sipas të ankimuarit, nuk ka obliguar Komunën e Prishtinës, të veproj në kundërshtim me dispozitat ligjore të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, por përkundrazi, bazuar në këto Vendime, MMPH ka obliguar Komunën e Prishtinës që të veprojë sipas:

Planit Zhvillimor Komunal i cili është në fuqi;

Vendimit të Qeverise se Kosovës Nr. 16/127 dt. 24 02 2013 i për Përcaktimin e Zonave Mbrojtëse te burimit Ujor përreth Liqenit të Badofcit;

Ligjit Nr. 04/L-110 për Ndërtim dhe

Udhëzimit Administrativ MMPH 06/2017 Për Përcaktimin e Procedurave për Përgatitjen dhe Shqyrtimin e Kërkesave për Kushtet Ndërtimore dhe Lejen Ndërtimore dhe Leje rrënimi për Kategorinë e I dhe te II të ndërtimeve.

Këto dispozita ligjore përcaktojnë kriteret dhe mënyrën e shqyrtimit të kushteve ndërtimore me ç ‘rast Komuna ka qenë e obliguar që të veproj sipas dispozitave ligjore në fuqi si:

Vendimit të Qeverise së Kosovës Nr.16/127 dt. 24 02 2013 i për Përcaktimin e Zonave  Mbrojtëse të Burimit Ujor përreth Liqenit të Badofcit (nenit 7 dhe nenit 13 pika 8 dhe 9).

Ligjit Nr. 04/L-110 për Ndërtim dhe Udhëzimit Administrativ MMPH 06/2017 Për Përcaktimin e Procedurave për përgatitjen dhe shqyrtimin e kërkesave për kushtet ndërtimore dhe lejen ndërtimore dhe leje rrënimi për Kategorinë e I dhe të II të ndërtimeve (nenit 11 paragrafi 1 shtojca 1 pika 6b).

Për më tepër MMPH gjegjësisht ministri Matoshi me datë 13.01.2020 i dërgon shkresë komunës së Prishtinës përkatësisht Kërkesë për informim (Nr.110/20) lidhur me rastin në fjale me të cilën kërkon sqarim rreth shqetësimit të qytetareve dhe mediave lidhur me iniciativën e projektit i cili synon ndërtimin afër liqenit të Badovcit nga investitorët KAËA GROUP, 4M Group si dhe një pronari privat. Komuna akoma nuk ka kthyer përgjigje, andaj MMPH-ja sot ka angazhuar inspektoret e saj të vizitojnë Komunën e Prishtinës dhe të verifikojnë dokumentet e lëshuara lidhur me rastin në fjalë dhe t’ju bëjnë me dije se në çfarëdo rasti të kenë shkelje eventuale, do të ndermirën masa meritore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori