Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) kanë kundërshtuar të gjitha planet dhe projektet për ndryshimin e destinimit të tokës pranë liqenit të Badovcit, për qëllime afariste/rezidenciale, duke ditur rëndësinë e saj strategjike për siguri të furnizimit me ujë të pijes dhe për një mjedis ekologjik për qytetarët e Prishtinës dhe më gjerë.
Këto organizata kanë shprehur shqetësim me qasjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, (MMPH) e cila sipas tyre, është shndërruar në instrument për legjitimimin e degradimit mjedisor duke lejuar ndërtimet në zona të mbrojtura, duke dhënë leje mjedisore për hidrocentralet të cilat dëmtojnë rrjedhën e lumenjve, e deri tek rrezikimi i zonave të mbrojtura rreth burimeve ujore sipërfaqësore.
“Kërkojmë nga MMPH dhe Komuna e Prishtinës që të marrin masa për zbatimin e drejtë të Ligjit nr.04/L-147 për ujërat, Udhëzimin Administrativ të MMPH nr.15/2017, si dhe vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.16/127 për caktimin e zonave të mbrojtura dhe masat e tyre mbrojtëse të burimit ujor sipërfaqësor të Badovcit”, thuhet në reagim.
Më tej në reagim thuhet se javë më parë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kishte propozuar Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Ujërat e Kosovës.
“Aty, Ministria kishte propozuar ndryshimin e nenit 48 të Ligjit aktual ‘Mbrojtja e brigjeve të ujë rrjedhave dhe akumulimeve’ gjegjësisht paragrafin 1.3 tek i cili u propozua të ndryshonte distancën e lejimit të ndërtimit të objekteve nga 30 metra sa ishte në Ligjin aktual në 10 metra nga vija ujore. Njëra nga organizatat partnere të këtij reagimi kishte kundërshtuar dhe kishte dërguar komente dhe i bëjmë thirrje edhe njëherë MMPH-së të tërheqë këtë iniciativë të dëmshme ligjore. Sa për rikujtim, bazuar në të njëjtin vendim të Qeverisë (14/127 të datës 24 prill 2013), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë vendim për prishjen e plazheve të ndërtuara në afërsi të liqenit të Batllavës më 2014, duke kërcënuar me padi Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë si investitor në projektin e plazheve në Batllavë. MMPH është duke heshtur para një projekti edhe më të dëmshëm, i cili parasheh ndërtimin e një lagjeje rezidenciale në afërsi të Liqenit të Badovcit”, thuhet në reagim.
BGF, GAP, GLPS dhe INDEP, qëndrojnë kundër këtij projekti dhe u bëjnë thirrje autoriteteve të MMPH dhe Komunës së Prishtinës që të kundërshtojnë dhe revokojnë të gjitha aplikimet për leje për realizimin e këtij plani të dëmshëm për zhvillimin e qëndrueshëm të kryeqytetit dhe më gjerë; të qëndrojnë në mbrojtje të interesit publik të mandatuar nga ligjet në fuqi dhe Kushtetuta; të mos miratojnë një projekt që për më tepër ngulfat hapësirat publike, bie ndesh me legjislacionin e vendit për mbrojtjen e burimeve ujore, ndikon negativisht në mjedis dhe biodiverzitet dhe ndikon që Prishtina dhe rrethina e saj të humbin edhe atë pak gjelbërim që ka dhe qytetarëve të ju zbehet mundësia që të vizitojnë liqenin e Badovcit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A