“L’Écho de Paris”, ka botuar të mërkurën e 29 korrikut 1908, në faqen e tretë mendimin e Ismail Qemalit mbi rikthimin e Kushtetutës nga Sulltani. Teksti është si më poshtë:
“Korrespondenti në Paris i ‘Journal de Genève’, intervistoi Ismail Qemal beun, i cili ishte sekretari i Mithatit gjatë kohës së revolucionit të parë në Turqi dhe tendencat liberale i kanë dhënë atij një vlerësim të lartë që ende vazhdon ta ketë.
Ismail Qemal beu bëri deklaratat e mëposhtme: ‘Tashmë, Kushtetuta është një fakt dhe një fakt që do të zgjasë. Do të jetë e pamundur të formohet një parti kundër regjimit të rivendosur kushtetues. Ne nuk do të shqetësohemi më nëse ju i përkisni Partisë së Vjetër Turke ose Partisë së Re Turke, nëse jeni ndjekës të Kuranit ose të Ungjillit. E kaluara e tmerrshme, ku urrejtjet ndaj racave çuan në masakrat mes vëllezërve, u mbyll përfundimisht. Nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në sinqeritetin e tanishëm të Sulltanit.
Tridhjetë e dy vjet më parë, ai shkatërroi Kushtetutën, pasi e kishte vetëshpallur, por kohët kanë ndryshuar dhe sovrani tani e di se nëse do të dëshironte të merrte përsëri atë që sapo dha, ai do të rrezikonte fronin e tij. Ai e ka kuptuar rrezikun dhe nuk mund të harrojë në të ardhmen se nëse dëshiron të marrë përsëri atë që populli mori prej tij, rreziku do të bëhej sërish kërcënues.
Populli turk nuk është më i njëjtë me atë të 30 viteve më parë : ai ka mësuar shumë dhe nuk do të udhëhiqet më si në të kaluarën.
Detyra e të gjithë patriotëve turq është të ndihmojnë në punën rigjeneruese. Meqenëse Sulltani po fillon në rrugën e duhur të reformës, ata duhet të grupohen rreth tij për ta ndihmuar atë që t’i shkojmë deri në fund.
Nëse Patriotët dhe Liberalët nuk pranojnë të mbështesin Sulltanin, tani që ai riktheu Kushtetutën, ose dyshojnë në besnikërinë e tij, ata thjesht do t’u shërbenin interesave të të gjithë partizanëve të regjimit të vjetër aristokratik, duke e bërë sovranin të besojë se, në mesin e konstitucionalistëve, ka vetëm armiq.
Pra, e përsëris, vetëm duke dëshmuar besimin tonë të plotë ndaj sovranit, ne do të jemi në gjendje të arrijmë të gjitha modifikimet e nevojshme’”. /Ismail Qemali/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare
ASHIK QERIBI
GJUHA SHQYPE
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
Parashqevi Qiriazi, Kongresi i Manastirit dhe “Himni i Alfabetit” me burim nga Kolegji Yale
Fuqia e fjalës së Fishtës në Kongresin e Manastirit dhe reagimi i hoxhës Hafiz Ibrahimi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje