LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë çifte të famshme që luftuan për dashurinë dhe në fund fituan

Dhjetë çifte të famshme që luftuan për dashurinë dhe në fund fituan

Nuk është e lehtë për askënd që të qëndrojë me dikë për një kohë të gjatë, por është edhe më e vështirë kur marrëdhënia e tyre bëhet publike.

Megjithatë ka disa çifte të famshme që kanë punuar shumë në mënyrë që dashuria e tyre të triumfojë mbi tundimet dhe vështirësitë. Historitë e tyre na bëjnë të besojmë se shpresa për një dashuri të përhershme nuk ka pse të humbet vetëm sepse dikush është i famshëm.

Bright Side është zhytur në historitë e çifteve të famshme, dashuria e të cilëve fitoi kundër nxehtësisë së famës së Hollywood-it ose famës mbretërore.


1. Tom Hanks dhe Rita Wilson

Çifti u takuan në vitin 1981 dhe ata u martuan shtatë vite më vonë në 1988. Ata kanë qenë të martuar për 31 vite, që është shumë më e gjatë se shumica e çifteve të Hollywood-it. Edhe pse Rita ishte diagnostikuar me kancer të gjirit, Tom Hanks qëndroi gjithnjë pranë saj, duke e përkrahur.

2. Prince William dhe Kate Middleton

Trashëgimtari mbretëror u takua me fatin e tij, e cila erdhi nga një qytet i vogël, në vitin 2001. Ata u takuan për katër vjet para se të ndaheshin në vitin 2017. Në fund, punuan sërish për lidhjen e tyre derisa u bashkuan në vitin 2011. Sot, ata janë bashkë për më shumë se një dekadë dhe kanë tre fëmijë.

3. Ellen DeGeneres dhe Portia de Rossi

Ellen dhe Portia janë takuar me njëra-tjetrën para dy dekadave, por ato nuk ishin bashkë deri në vitin 2004. Portia admiroi guximin e Ellen për të mos fshehur se kush ishte, madje u shfaqën së bashku në shfaqjen e saj televizive. Në vitin 2008, ato më në fund ishin në gjendje të martoheshin pasi Gjykata Supreme e Kalifornisë rrëzoi një ligj që ndalon martesën me homoseksualët. Ato janë akoma edhe sot, duke jetuar edhe me kafshët e tyre shtëpiake.

4. Hugh Jackman dhe Deborra-Lee Furness

Aktori australian u takua me gruan e tij në grupin e një prej punëve të tij të hershme në 1995. Ajo është 13 vjet më e vjetër se ai dhe ai e dinte që ajo ishte e vetmja për të edhe kur dëshironte të ndahej. Ata u martuan vetëm një vit më vonë. Dhe, edhe pse ai u ngrit në famë, ata janë akoma bashkë pas 25 vjetësh!

5. Ashton Kutcher dhe Mila Kunis

Këta të dy ishin çifti i njohur nga seria televizive That ’70s Show që u kthyen në vitet e ’90. Ata ishin miq në jetën reale, dhe nuk filluan të takoheshin që nga viti 2012. Tri vite më vonë, ata mirëpritën një vajzë dhe një djalë. Më pas u përfol për një divorc të tyre në tabloide, por ata u kthyen në Instagram për të dëshmuar që kjo nuk ishte e vërtetë dhe se janë partnerë shumë të fuqishëm.

6. Julia Roberts dhe Daniel Moder

Julia Roberts e takoi burrin e saj, që ishte kameraman në filmin The Mexican, në vitin 2000. Ata u martuan në vitin 2002 dhe kanë tre fëmijë së bashku. Në nëntor të vitit 2018, Roberts tha për burrin e saj, “Ai me të vërtetë, prej sot, prej këtij minuti, është njeriu im i preferuar”. Ata kanë qenë së bashku në lumturi dhe vështirësi për më shumë se dy dekada.

7. Kristen Bell dhe Dax Shepard

Bell dhe Shepard nuk mund të jenë më të ndryshëm se ç’janë – ajo është e imët, gjersa ai është i gjatë, ajo gjithnjë ka qenë vajzë e mirë, përderisa ai ishte më i egër. Por, diçka i bëri bashkë në vitin 2007. Sekreti i të qenurit së bashkë sipas Shepard, është puna. “Dhe shpesh është punë e parehatshme, por duhet të bëhet ndryshe nuk do jenë bashkë”.

8. Neil Patrick Harris dhe David Burtka

Dita e parë e Harris dhe Burtka ishte në vitin 2004 dhe ata qysh atëherë kanë qenë të pandarë. Dyshja mirëpritën binjakët Harper dhe Gideon rreth gjashtë vjet më vonë në vitin 2010. Dhe katër vjet pas kësaj, ata më në fund u martuan. Harris pranoi se këmbëngulja është e nevojshme për një marrëdhënie të gjatë të suksesshme. “Nuk është gjithmonë bukur … por ai është i bukur, kështu që e bën të lehtë”.

9. Nicole Kidman dhe Keith Urban

U deshën disa muaj për Urbanin për të mbledhur guximin për të pyetur Kidman rreth një takimi. Por, ata u martuan pasi u takuan vetëm për disa muaj. Që atëherë, çifti kanë qenë së bashku për një dekadë, por martesa nuk ka qenë e gjitha ylber dhe flutura. Vetëm këtë vit pati një thashethem që ata do të ndaheshin, por nuk u përfol më kur u pa se ende ishin të dashuruar me njëri-tjetrin.

10. John Legend dhe Chrissy Teigen

Ky çift i fuqishëm u martua në vitin 2013 dhe kanë dy fëmijë së bashku. Gjërat nuk kanë qenë gjithmonë të lehta, veçanërisht kur Teigen vuante nga depresioni pas lindjes, por ata gjithmonë kanë qenë atje për njëri-tjetrin. “Ne e mbështesim njëri-tjetrin në gjithçka që bëjmë. Unë kam dëshirë kur shoh sukses në gjërat që ajo do të bëjë dhe ajo po ashtu mendon njëjtë për mua”.

“Kjo është mënyra si ju duhet të jeni me partnerin tuaj”, tha Legend në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit

Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit

Magazina
Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Magazina
Kalo në kategori