Lada Niva 4×4 që është një nga veturat më të vjetra, vjen me përditësime në pjesën e brendshme
Nëse mendoni se Nissan Frontier është plakur shumë, shkoni në Rusi dhe kërkoni çelësat për një Lada 4×4. Ka lindur si Niva në vitin 1977, kur Jimmy Carter ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa që nga ai vit ka qenë në prodhim të vazhdueshëm dhe tani po merr një mori përditësimesh si pjesë e modelit të vitit që vjen.
Lada, që ndodhet pranë Mitsubishit, nën ombrellën Renault-Nissan, shpjegoi se përditësimet e këtij 4×4, po bëhen kryesisht për të rritur rehatinë dhe sigurinë, transmeton Telegrafi.
Veshjet e epokës së Luftës së Ftohtë, përfshijnë një tabelë me pamje të re, me një sistem më të fuqishëm të kontrollit të klimës, dalje 12 volt në konzolën qendrore dhe një tufë instrumentesh analoge të ri dizajnuara, mes të cilave edhe një ekran i vogël LCD, që shfaq të dhënat e mbledhura. Termi “sistem infotainment” nuk ka hyrë ende në leksikun e këtij 4×4.
Modeli i vitit 2020 u ofron pasagjerëve të përparmë, hapësirë më të rehatshme të pajisura me ato që Lada i përshkruan si “një mekanizëm më të besueshëm të palosjes”, plus jastëkët për mbështetjen e kokës.
Në pjesën e përparme janë mbajtëset për gota, pjesët e reja për mbrojtjen nga dielli, harta më të ndritshme si dhe një sistem më i shpejtë për emergjenca që aktivizon hapjen e air bagëve, si dhe izolim më të mirë të zërit për ta bërë kabinën sa më të qetë.
Këto janë të vetmet ndryshime që ka pësuar Lada Niva, pasi pjesa e jashtme, mbetet e njëjta që kur ka hyrë në prodhim, vetëm se dritat horizontale i ishin zëvendësuar me ato vertikale në vitin 1993. Brenda do të vazhdojë ta ketë motorin me 1.7 litra që i mundëson të prodhojë 83 kuaj fuqi, që i dërgon më pas nëpërmjet pesë shpejtësive manuale.
Makina 4×4 aktualisht fillon në Gjermani me 11,990 euro, që është një nga shtet e vetme Evropës perëndimore ku akoma shitet.
Ai gëzon një ndjekje të vogël por jashtëzakonisht besnike midis gjahtarëve, vozitësve në terrene të vështira dhe aventurierëve me buxhet të ulët – për një kohë, Lada madje ofroi një model gjuetie – me dy vende, një ndarje dhe rafte për armë zjarri.
Gjithashtu, është e shpërndarë në Evropën Lindore dhe mbetet një makinë tepër e kërkuar në Rusi, për shkak të aftësive të jashtëzakonshme në terrene të vështira. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!
Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të
Rikthehet Ford Taurus
Kush fiton garën midis një Cybertrucku dhe Raptor R të Ford F-150?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës