Që nga operatorët e Kullës Eifel deri tek mjekët në spital, grevat kanë tërhequr punonjësit francezë të sektorëve kryesorë të ekonomisë. Por francezët mund t’i ndërpresin grevat me afrimin e festave.
Para se qeveria dhe sindikatat të negociojnë për planet e diskutueshme të pensioneve nesër, sot do të ketë një grevë tjetër mbarëkombëtare. Të prekur janë edhe turistët. Kështu Kulla Eifel e Parisit do të qëndrojë e mbyllur.
Punonjësit e Kullës Eifel ndaluan punën. Por sheshi përpara qëndron megjithatë i hapur, megjithatë, bëri të ditur në Twitter zyra e shtypit e monumentit me famë botërore. As disa muze nuk mund të vizitohen.
Mësues, mjekë dhe avokatë kanë dalë në grevë. Mësimet në shkollë janë anuluar, kjo vlen edhe për provimet. Infermieret dhe farmacistët gjithashtu ndodhen në grevë. Spitalet kanë aktivizuar angazhime të detyrueshme për të siguruar mjekimet kryesore.
Në Francë, kanë nisur për herë të tretë këtë muaj greva dhe protesta mbarëkombëtare kundër reformës së planifikuar të pensioneve. Udhëtarët në trena dhe në fluturime pritet të përballen anulime dhe vonesa masive. Janë paralajmëruar mitingje të mëdha kundër reformës së pensioneve për Parisin dhe qytetet e tjera. Trafiku i udhëtarëve u godit sërish të martën, kur greva kundër reformës së pensioneve hyri në ditën e 13-të.
Sindikatat franceze kanë kërkuar shtimin e grevave para pushimeve, duke u bërë thirrje punëtorëve në të gjithë sektorët e grevës t’u bashkohen protestave masive të organizuara në të gjithë vendin.
Tetë nga 14 linjat e metrosë të kryeqytetit qëndruan të mbyllura, ndërsa të tjerët ofruan shërbime minimale. Rreth 80% e trenave në rajonin Ile-de-France, ku ndodhet Parisi nuk funksionojnë.
Në Place de la Republique në qendër të Parisit, sindikatat kanë përgatitur simbole dhe balona përpara marshimit të protestës që do të fillojë në 01:30 pasdite sipas orës lokale.
Policia tha që ka vendosur forca shtesë të sigurisë në të gjithë qytetin për të mbrojtur njerëzit dhe pronën nga rastet e mundshme të dhunës.
Paqetësi edhe në pushime?
Franca është tronditur që prej dy javësh nga protestat, që kur Presidenti Emmanuel Macron bëri të ditura planet për ta rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.
Qeveria pësoi një goditje të fortë të hënën kur Komisioneri i Lartë për Pensionet, Jean-Paul Delevoye, njoftoi se do të japë dorëheqjen. Ai nuk kishte raportuar për disa punë të tjera të dyta, që i ka mbajtur së bashku me portofolin e pensioneve. Jean-Paul Delevoye është arkitekti kryesor i reformës aktuale të propozuar të pensioneve.
Megjithëse sondazhet sugjerojnë se një shumicë në Francë i mbështet grevat, një sondazh i Ifop-it, i ngarkuar nga gazeta e përditshme Le Figaro tregon se 55% e të anketuarve besojnë se grevat nuk duhet të ndikojnë në ditët e festave. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij