Qendra Klinike Universitare e Kosovës njoftoi se një pacientes, me iniciale H.B, e moshës 39 vjeçare, i është shpëtuar jeta nga kardiokirurgët në QKUK, e cila, pas lindjes, kishte pësuar çarje- diseksion akut të aortës me prezencë të flapit intimal, duke filluar nga valvula aortale, me përfshirje edhe të aortës abdominale, duke shkaktuar edhe diseksion të arteries së djathtë të zemrës, respektivisht infarkt akut të murit të poshtëm të zemrës, pamjaftueshmëri të valvulës aortale.
Në njoftim bëhet e ditur se ndryshimet tjera ishin vërtetuar edhe me CT.
“Pacientja ishte transferuar nga Emergjenca e Ferizajt në QKUK, me dhimbje të forta në gjoks dhe me shenja në EKG të infarktit akut, të murit të poshtëm të zemrës dhe me nivel të lartë të troponinës. Pacientja ka deklaruar se ka pasur lindje normale katër ditë më parë (dhe kjo ishte lindja e saj e tretë me radhë)”, thuhet në njoftim.
Siç bëhet e ditur gjatë këtij intervenimi kirurgjik është bërë Bentall procedurë (ndërrim i valvulës aortale, rrënjës së aortës dhe zëvendësim të aortës ascendente me graft) dhe bypass-urëzim i arteries së djathtë të zemrës përmes venës në graftin aortal).
Operacioni ka kaluar pa komplikime dhe me menaxhimin e duhur të stafit në mjekimin intenziv kardiokirurgjik dhe repartin e kardiokirurgjisë, pacientja është lëshuar në shtëpi me gjendje të mirë të përgjithshme dhe lokale, në ndjekjen e këshillave të udhëzuara nga klinika në përdorim të terapisë së rregullt.
Disekacioni i aortës haset në 3 raste, në 100000 banorë, është më i shpeshtë tek meshkujt se sa te femrat. Faktorë të rreziku janë hipertensioni, duhanpirja, displipidemit dhe sëmundjet e lindura të indit lidhor.
Zakonisht, në shumicën e rasteve paraqitet pas moshës 60 vjeçare, ndërsa në 10% të rasteve para moshës 40 vjeçare. Tek femrat e moshës nën 40 vjeçare disekacioni akut i aortës haset në 50% të rasteve gjatë shtatzënisë apo pas lindjes.
“Stafi i Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive ju bën me dije të gjithë qytetareve të Republikës së Kosovës që, për çdo nevojë sa i përket sëmundjeve të zemrës, të drejtohen në QKUK, pa pasur nevojë të kërkojnë ndihmë në qendrat tjera”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet edhe një person i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit në Kamëz
LSDM kërkon dorëheqjen e Taravarit dhe Klekovskit, pas gjendjes në Klinikën e Onkologjisë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova