LAJMI I FUNDIT:

Shkuan në ekskursion dhe përfunduan në ujë, nxënësit danezë mbetën të “vdekur” – pas 6 orëve zemrat e tyre filluan sërish të rrahin

Shkuan në ekskursion dhe përfunduan në ujë, nxënësit danezë mbetën të “vdekur” – pas 6 orëve zemrat e tyre filluan sërish të rrahin

Një grup nxënësish të një shkolle daneze në ditën e 11 shkurtit të vitit 2011, kishin shkuar në një ekskursion njëditor. Ata shpresonin se do t’ia kalojnë si është më së miri ditën në det, por një moment ndryshoi gjithçka, shkruan BBC.

Disa prej tyre kërcyen në ujin e ngrirë dhe pjesa tjetër që kishin mbetur jashtë menduan se ata kishin vdekur. Zemrat e tyre nuk rrahën për orë të tëra. Megjithatë, shtatë prej tyre u “ringjallën” disa orë më vonë. Kathryn është një nga 12 nxënëset që atë ditë ishin në barkë, transmeton Telegrafi.

Ajo tha se ishte shumë ftohtë, kurse temperaturat e ujit nuk ishin më të larta se 2 gradë celsius. Në një moment barka e tyre ishte fundosur dhe të gjithë kishin përfunduar në ujë.


“Më kujtohet që ishte shumë ftohtë dhe ka pasur shumë akull në ujë. Unë përfundova nën barkë, por kur fillova të notoj aty edhe filloi makthi. Të gjithë bërtisnin, pasi ishin të kapluar nga paniku. Arsimtarja na tha se duhet të notojmë, në të kundërtën do të përfundojmë të vdekur”, ka deklaruar Kathryn.

Barka e tyre ishte rrokullisur disa kilometra larg brigjeve, dhe ishte shumë e vështirë që dikush t’i ketë vërejtur. Por, aty ishte edhe Kasperi.

“Frynte erë e madhe, barka u rrokullis në mes të detit, të gjithë filluan të notojnë. Personalisht nuk munda të notoj, e njëri nga miqtë mu afrua duke u munduar të më ndihmojë, por pas një kohe të shkurtër kam qenë klinikisht i vdekur për shkak të temperaturës së ujit”, kujton momentin rrëqethës ky i ri.

Zemra e Kasperit u ndalë. Ai është një nga shtatë nxënësit që teknikisht ka qenë i vdekur, kurse Kathryn ishte ajo që vazhdoi të notojë. Por, edhe pse kishte pësuar nga hipotermia, ka arritur deri te brigjet. Megjithatë, aty humbi rrugën në mal.

“Nuk kam pasur më forcë në këmbë dhe si rezultat i kësaj vazhdimisht rrëzohesha. Aty mendova: Në rregull, tani do të vdesë. Në ato momente pas një mashkull dhe fillova të bërtas me zë të lartë”, ka shtuar ajo.

Ky mashkull ka arritur t’i shpëtojë dhe t’i dërgojë të mjeku, transmeton Telegrafi.

“Vraponte me shpejtësi në drejtimin tonë dhe vazhdimisht përsëriste fjalët e njëjta”, ka shpjeguar mjeku Stin Barnung.

Nga momenti që kishte ndodhur kjo fatkeqësi, e deri te ardhja e mjekëve kishin kaluar dy orë.

“Ka qenë tmerrësisht ftohtë. Kur keni të ftohtë ashtu siç kishin ata, e dinim që duhet të reagojmë shpejtë. Janë të vdekur, por jo vërtetë të vdekur. Ende kemi gjasa”, ka shtuar mjeku Michael Jagger Vanche.

Hipotermia ekstreme që kishte ndaluar rrahjet e zemrave të fëmijëve, gjithashtu kishte ngadalësuar metabolizmin e tyre. Kjo do të thotë se organet e tyre mund të punojnë sërish pasi të nxehen.

“Në ato momente filluam t’ua ngrohim gjakun, nga një gradë për çdo 10 minuta”, ka shtuar ai.

Janë dashur të kalojnë 6 orë nga incidenti, që zemrat e tyre të rrahin sërish.

“Temperatura e trupit të Kasperit ishte vetëm 17,5 gradë kur arriti tek ne, megjithatë gjendja e tij u stabilizua dhe rrahjet rifilluan kur arriti temperaturën prej 26 gradë celsius”, ka shtuar mjeku.

Për fat të mirë skanerët nuk kanë treguar diçka që do të dëshmonte se nxënësit kishin pësuar dëmtime në tru, kështu ata u zgjuan nga koma pas disa ditëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Kalo në kategori