LAJMI I FUNDIT:

Thaçi flet për emërimin e shefit dhe Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së

Thaçi flet për emërimin e shefit dhe Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë emëruar për Drejtor të ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Kreshnik Gashin, si dhe për Inspektor të Përgjithshëm të AKI-së, Burim Ramadanin.

Sipas njoftimit për media, ky vendim është marrë bazuar në nenin 84, paragrafin 21, bazuar në nenin 94, paragrafin 8, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur se së bashku me Presidentin ka emëruar sot Kreshnik Gashin në postin e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.


Emërohen shefi dhe Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së
Lexo po ashtu Emërohen shefi dhe Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së

Haradinaj po ashtu thënë se ka emëruar edhe Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së.

Ndryshe ky emërim vije pasi që ditë më parë, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj kishte pranuar dorëheqjen e Shpend Maxhunit nga pozita e drejtorit të AKI-së.

Haradinaj kishte pohuar se Maxhuni ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Çfarë mund të mësojë Ukraina nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë?

Çfarë mund të mësojë Ukraina nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë?

Lajme
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
​Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu

​Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu

Lajme
Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Lajme
​A do ta mbështesë Nisma LVV-në në formimin e qeverisë, flasin nga partia e Limajt

​A do ta mbështesë Nisma LVV-në në formimin e qeverisë, flasin nga partia e Limajt

Lajme
Kalo në kategori