LAJMI I FUNDIT:

Notat e lojtarëve: Parma 2-0 Roma, vlerësim i lartë për Dermakun

Notat e lojtarëve: Parma 2-0 Roma, vlerësim i lartë për Dermakun
Kastriot Dermaku (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Roma regjistroi humbjen e dytë sezonale në udhëtimin e vështirë te Parma që u tregua skuadër e fortë.

Paraqitja e vendasve ishte shumë më e mirë, ashtu që nota mesatare e tyre (7.15) është shumë më e lartë se ajo e Giallorossëve (6.57).


Roma pëson humbje në udhëtim te Parma
Lexo po ashtu Roma pëson humbje në udhëtim te Parma

Golashënuesi Andreas Cornelius (8.6) ka marrë notën më të lartë në këtë ndeshje, derisa nga startuesit, Gervinho (5.9) nuk bëri paraqitje të mirë ndaj ish-skuadrës së tij.

Qendërmbrojtësi shqiptar, Kastriot Dermaku (7.4), është vlerësuar me notë të lartë, duke qenë skuadra e tij nuk pranoi gol në këtë takim.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Parmas (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Romës (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/