LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Ka ardhur koha që diaspora të investojë në Kosovë

Bytyqi: Ka ardhur koha që diaspora të investojë në Kosovë

Anëtari i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, Bekim Bytyqi thotë se Kongresi i dytë Ekonomik ka rëndësi të madhe dhe rezulton me punë që në të ardhmen do të zhvillohet edhe më shumë.

Pas punimeve të Kongresit, ai tha qe presin më shumë investime të firmave shqiptaro-gjermane.


“Ne presim më shumë investime, patëm tema, ishte edhe shkollimi për studentë dhe djemtë e vajzat e reja që mund të marrin pjesë në Gjermani në shkollimin e zanateve, por neve jemi të fokusuar që të bartim firma që të investojmë në Kosovë, edhe atje dhe jo vetëm në Gjermani, do të thotë merren zanate, dhe zhvillohen më të për në Kosovë”, tha ai.

Ai ka një porosi për të gjithë ata që duan të investojnë në Kosovë.

“Ju kisha lutë të gjithëve që duan të bëjnë një zhvillim dhe investim në Kosovë, t’u qasen drejtpërdrejt komunave dhe ministrive, enteve përkatëse ku mund të zhvillojmë biznesin e vet. Në Kosovë ka hapësirë, e kemi një rini të shëndoshë, prej Kosovës edhe Gjermania po ka hapësirë po na merr rininë, pse ne vet mos me ta shfrytëzojmë në vendin tonë. Ka ardhur një kohë që na shtyn të investojmë në Kosovë”, tha ai.

Mërgimtarët të gatshëm për investuar në Kosovë, por kërkojnë lehtësira për investime
Lexo po ashtu Mërgimtarët të gatshëm për investuar në Kosovë, por kërkojnë lehtësira për investime

Në Kongresin e dytë Ekonomik të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane që po mbahet në Frankfurt të Gjermanisë, morën pjesë rreth 600 firma të fuqishme shqiptare dhe gjermane.

Në kuadër të këtij forumi ekonomik, u mbajt edhe një panair me qëllim që t’i jepet hapësirë prodhuesve kosovarë për tregun e Evropës dhe të Gjermanisë.

Biznesmenë nga diaspora i drejtohen qeverisë së re: Mos na pengoni të investojmë në Kosovë
Lexo po ashtu Biznesmenë nga diaspora i drejtohen qeverisë së re: Mos na pengoni të investojmë në Kosovë

Përveç panairit në Kongresin e Frankfurtit u zhvilluan edhe takime B2B më prodhues të ndryshëm, më qëllim që t’u hapen dyert firmave nga Kosova. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Ekonomi
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Petrol Company
Kalo në kategori