LAJMI I FUNDIT:

Vdes ish-kryetari i Graçanicës, Bojan Stojanoviq

Vdes ish-kryetari i Graçanicës, Bojan Stojanoviq
Kandidat za gradonacelnika Gracanice ispred liste "Savez kosovskih srba" (SKS) Bojan Stojanovic ocenio je danas da Samostalna liberalna stranka obmanjuje birace najavom podrske kandidatu liste "Srpska" u drugom krugu izbora za gradonacelnike na Kosovu 1. decembra. Uz vest Bete. (BETAPHOTO/ARMENIJA ZAJMI BESEVIC/AV)

Pas një sulmi në zemër, sot ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare ish-kryetari i Komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviq.

Siç raportojnë mediat serbe, Bojan Stojanoviq, i cili aktualisht ishte në funksionin e zëvendësministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, ishte kryetari i parë i komunës së Graçanicës i formuar në vitin 2009, dhe e ka mbajtur atë post deri në dhjetor 2013, përcjell Telegrafi.


Karrierën politike Stojanoviq e nisi në vitin 2006 në Partinë Liberale Serbe (SLS). Ai gjithashtu ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës që nga viti 2008, kurse në  vitin 2017 u bë pjesë e Listës Serbe.

Ai la pas vetës gruan dhe tre fëmijë.

Varrimi i Stojanoviqit do të bëhet të hënën në fshatin e tij të lindjes, në Dobratin. /Telegrafi/