LAJMI I FUNDIT:

Mogherini takon sonte liderët e Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrës edhe presidenti Thaçi

Mogherini takon sonte liderët e Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrës edhe presidenti Thaçi

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini do të zhvillojë sonte një darkë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Është bërë e ditur se darka e punës do të mbahet në Bruksel, ndërsa në të janë ftuar udhëheqësit e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës: Zhelko Komshiq, Millorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviq, shkruan Telegrafi.


Mogherini të martën do të realizojë takimin e fundit me liderët e Ballkanit Perëndimorë
Lexo po ashtu Mogherini të martën do të realizojë takimin e fundit me liderët e Ballkanit Perëndimorë

Pjesëmarrjen e presidentit Hashim Thaçi në këtë darkë pune, e kanë konfirmuar për Telegrafin nga zyra e presidentit Thaçi.

“Po presidenti Hashim Thaçi do të marrë pjesë”, thuhet në përgjigjen e zyrës së presidentit.

Ky do të jetë takimi i parë midis Mogherinit dhe udhëheqësve të Ballkanit pasi që Këshilli Evropian refuzoi t`i jap dritën jeshile fillimit të procesit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ky takim gjithashtu do të jetë takimi i fundit i Komisionin Evropian në këtë mandat i cili pritet të përfundojë më 1 dhjetor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori