LAJMI I FUNDIT:

Pse askush prej nesh nuk mund të jetoj pa prekje fizike

Pse askush prej nesh nuk mund të jetoj pa prekje fizike

Kemi harruar se si të komunikojmë përmes prekjes.

Sigurisht se herë pas here e përqafojmë dikë apo e puthim në faqe, por teknologjia ka ndikuar në mënyrën se si komunikojmë me njerëz, transmeton Telegrafi.

Ndonëse e kemi përshtypjen se jemi më të lidhur me njëri-tjetrin, kjo nuk është e vërtetë: ekrani i një pajisjeje elektronike asnjëherë nuk do të mundet ta zëvendësojë prekjen në dorë apo ledhatimin në shpinë.


Kontakti fizik është krucial për mirëqenien tonë, e më poshtë ju sjellim disa arsye se përse ndodh kjo.

Prekja është pjesë e asaj se si njerëzit janë krijuar për të komunikuar

Prekja është pjesë e mënyrës se si njerëzit janë dizajnuar për të komunikuar.

Është shqisa e parë që e përdorim për të komunikuar dhe mund të konsiderohet gjuha jonë e parë reale.

Është kruciale që një lidhje e shëndetshme të ketë sukses

Kontakti fizik është vital për t’i komunikuar emocionet që ta forconi një lidhje, kënaqësinë, lumturinë dhe ta krijoni ndjenjën e sigurisë.

Lidhja mund të bëhet aq e fortë saqë shkencëtarët kanë zbuluar se çifteve u nevojitet vetëm t’i mbajnë duart për t’i sinkronizuar valët e trurit, të rrahurat e zemrës, etj.

Kontakti fizik është çelësi për shëndet të mirë mendor

Për shkak se jemi kafshë të shoqërueshme, nevojat tona bazike e kërkojnë kontaktin fizik.

Shumica e ndërveprimeve shoqërore shoqërohen me një lloj prekje – shtrëngim duarsh, përqafim, puthje në faqe, etj. – varësisht nga kultura.

Ato ndihmojnë në zhvillimin e besimit në lidhje. Kjo është edhe arsyeja se përse vetmia jo vetëm se konsiderohet si mungesë e ndërveprimit shoqëror me njerëz, por edhe për shkak të mungesës së kontaktit fizik.

Prekja ju bën të lumtur

Për shkak se truri liron oksitoksinë kur e lejojmë dikë të na prekë, ne e përjetojmë ndjenjën e lumturisë.

Kimikale provokon zvogëlim në shtypje të gjakut dhe i zvogëlon nivelet e hormoneve të stresit, rrjedhimisht ne ndihemi të kënaqur e të relaksuar. /Telegrafi/

Burimi: Bright Side

Në trend Stil

Më shumë
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Astrologji
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Shtëpia e familjes më të pasur në botë është një tronditje për të gjitha shqisat: Atë që posedojnë, askush nuk mund ta ëndërrojë

Shtëpia e familjes më të pasur në botë është një tronditje për të gjitha shqisat: Atë që posedojnë, askush nuk mund ta ëndërrojë

Dizajn dhe Arkitekturë
Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë

Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë

Lifestyle
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori