LAJMI I FUNDIT:

Zuckerberg dëshmon përpara Kongresit amerikan për kriptovalutën Libra

Zuckerberg dëshmon përpara Kongresit amerikan për kriptovalutën Libra

Themeluesi dhe shefi i Facebookut, Mark Zuckerberg ka dëshmuar përpara Komitetit të Shtëpisë së Bardhë për Shërbimet Financiare, ku është mbuluar me “breshëri” pyetjesh nga ligjvënësit për projektin Libra, një kriptovalutë e menduar nga rrjeti social se do të jetë valutë botërore dhe metodë për pagesa për të gjithë.

Facebook kohëve të fundit ka pasur shumë probleme me ligjin nëpër botë duke filluar nga skandali “Cambridge Analytica” ku të dhënat e përdoruesve së saj shiteshin nga kjo kompani për të ndikuar mbi zgjedhjet amerikane, duke vazhduar deri tek gjoba 122 milionë dollarëshe që kompania mori nga ligjvënësit e Bashkimit Evropian, për deklaratat e pavërteta të bëra nga zyrtarët e rrjetit social mbi blerjen WhatsApp.

Në këtë mënyrë, Libra që thuhet se ka potencialin të rindërtojë nga e para sistemin financiar botëror, po përballet me mosmarrëveshje dhe skepticizëm nga të gjithë njerëzit e botës bankare, politikanëve e ligjvënëse.


Guvernatori i Bankës së Anglisë del në mbrojtje të kriptovalutës Libra
Lexo po ashtu Guvernatori i Bankës së Anglisë del në mbrojtje të kriptovalutës Libra

I pyetur nga senatorët amerikanë për besueshmërinë në mbrojtjen e të dhënave të kësaj kriptovalute, Zuckerberg është shprehur se ai e kupton situatën e rëndë ku Facebook ndodhet për momentin dhe në qoftë se do ishte ndonjë kompani tjetër ky projekt do të ecte përpara me shpejtësi.

Partnerët e Facebookut ende nuk kanë dhënë mbështetje financiare për kriptovalutën Libra
Lexo po ashtu Partnerët e Facebookut ende nuk kanë dhënë mbështetje financiare për kriptovalutën Libra

Zuckerberg në dëshminë e tij është shprehur se është gati të presë deri sa të marrë miratimin e të gjithë ligjvënëse duke i shteruar të gjithë pikëpyetjet e tyre mbi projektin e tij. Ai gjithashtu ka thënë se Kina nëpërmjet partneritetit publik-privat po ecën me hapa marramendës për të sjellë një kiptovalutë të tillë në treg.

I pyetur se pse partnerë mjaft të njohur botërorë si Paypal, Visa dhe MasterCard e kanë braktisur Librën, ai u përgjigj se ai beson që kjo ka ndodhur për shkak se është “projekt i rrezikshëm” që është shoqëruar me shumë pikëpyetje. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Ekonomi
Kalo në kategori