LAJMI I FUNDIT:

Lumezi: Viktimat e krimit do të trajtohen me respekt dhe dinjitet

Lumezi: Viktimat e krimit do të trajtohen me respekt dhe dinjitet

​Me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”, sot është shënuar 10 vjetori i javës për të drejtat e viktimave të krimit.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, u zotua se kanë forcuar moralin për respektimin e ligjit dhe se sipas tij mos zbulimi dhe mos ndëshkimi i krimeve, rrezikon përsëritjen e krimit.


“Dua t’i siguroj qytetarët e vendit që viktimat e krimit do të trajtohen me respekt dhe dinjitet. Nga gjithë ju prokurorët e shteti pres që t’iu shërbeni me dinjitet viktimave sa herë që paraqiten”, tha ai.

Lumezi tha se duhet të punohet në ngritjen e kapaciteteve, në mënyrë që këto viktima të mos pësojnë me fatalitet, ashtu siç ka ndodhur.

E kryetar i Gjykatës Supreme, Enver Peci, tha se nga viti në vit është shënuar progres në këtë drejtim. Sipas tij, Kosova nuk ka mungesë të legjislacionit, por si vend lëngon në zbatimin e saj.

“Praktika gjyqësore ka dëshmuar se ajo nuk është unike sa i përket shqiptimit të dënimeve. Sot në shënimin e javës për të drejtat e viktimave të krimit kemi ligjin para vetës dhe jemi të obliguar që të garantojmë drejtësi për ta. Nuk guxojmë te ndikohemi nga askush. Është e qartë se e kemi të pa falshme që të falim kryesit e krimit. Si shtet duhet të ngrisim kapacitet që të parandalojmë këto raste, sepse nuk mjafton vetëm ndëshkimi. Duhet të pranojmë që lëngojmë në zbatimin e legjislacionit”, tha Peci./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori