LAJMI I FUNDIT:

Incidenti me Rudina Hajdarin në Shkodër

Incidenti me Rudina Hajdarin në Shkodër

Ishte e ftuar në shkollën “Shejnaze Juka” në Shkodër, në kuadër të aktiviteteve të Ditës Evropiane të Gjuhëve të Huaja, por sapo nisi fjalimin, deputetja Rudina Hajdari u ndërpre nga një i ri, anëtar i Forumit Rinor i Partisë Demokratike të qytetit, i cili e akuzoi si bashkëpunëtore te kryeministrit Edi Rama.

Ai i ka ndërprerë fjalën deputetes duke e akuzuar si bashkëpunëtore të kryeministrit Edi Rama dhe sipas tij, ka harruar vlerat e babait të saj.

Hajdari po merrte pjesë në një aktivitet për Ditën Evropiane të Gjuhëve të Huaja.


Incidentin e konsideroi një realitet të hidhur që duhet ndryshuar pasi njerëzit akoma ndahen në demokrat e socialist, ndërsa komentoi edhe 9 kushtet e vendosur nga qeveria Gjermane. /TCH/