LAJMI I FUNDIT:

Publikohen imazhet nga operacioni për kapjen e skafit në Greqi, në të cilin dyshohej se kishte drogë

Publikohen imazhet nga operacioni për kapjen e skafit në Greqi, në të cilin dyshohej se kishte drogë

Kanë dalë pamjet e skafit në të cilin u raportua fillimisht se u gjet drogë në brigjet e Mitilinit në detin Egje.

Në foto shihet se si skafi i policisë greke, brenda të cilit ka policë të armatosur, kanë ndaluar skafin me tre persona në bord.


Personat për të cilët u tha fillimisht se ishin trafikantë, dyshohet se po transportonin sasi të mëdha kanabisi nga brigjet shqiptare në ato turke, në detin Egje,ku edhe do ta këmbenin me heroinë.

Por policia shqiptare, përcjell tch, në komunikimin e saj shprehet se nga komunikimi paraprak me homologët grekë, lajmi i dhënë në media është tërësisht i pavërtetë.

“Operacioni zhvillohet në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë dhe jo në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë (siç u tha fillimisht) dhe nga komunikimi i deritanishëm dhe shkëmbimi i informacionit nuk ka asnjë të dhënë që mjetet lundruese të jenë nisur nga Shqipëria. Policia Greke gjatë operacionit ka kapur një prej mjeteve lundruese, brenda të cilit nuk është gjetur lëndë narkotike dhe ka ndaluar dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas italian që ndodheshin në bordin e skafit”, njoftoi policia shqiptare.

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori