LAJMI I FUNDIT:

Demolohet pllaka që shënonte vendvarrezat e të krishterëve protestantë, reagon Kisha

Demolohet pllaka që shënonte vendvarrezat e të krishterëve protestantë, reagon Kisha

Kisha protestante ungjillore e Kosovës ka reaguar lidhje me demolimin dhe dëmtimin e pllakës që shënonte vendvarrezat e të krishterëve protestantë në komunën e Gjilanit.

U bëjnë thirrje organeve të rendti që t’i gjejnë shkelësit e ligjit dhe menjëherë dhe të ndërmarrë masa parandalimi për gjithë ata që vazhdimisht bëjnë e përhapin e frymëzojnë urrejtje ndërfetare.

Shkrimi i plotë:


Si qytetarë të barabartë të vendit tonë, ashtu siç edhe ligjet e kushtetuta e Republikës sonë na garantojnë, si dhe si të krishterë protestantë të njohur e pranuar sipas ligjit të fesë e që në tërë Kosovën jemi të pranishëm në 20 komuna me mbi 12,000 besimtarë, si Bashkësi shprehim indinjatën dhe shqetësimin tonë lidhje me demolimin dhe dëmtimin e pllakës që shënonte vendvarrezat tona në komunën e Gjilanit.

Kjo pllakë shënjimi ishte vendosur me respekt e gatishmëri nga autoritet komunale të qytetit të Gjilanit në fillim të këtij qershori, por ja tani qê është thyer e vandalizuar nga argatët e territ të zi. Rasti është lajmëruar në polici dhe komunë.

Komuniteti ynë e kishte njoftuar me shumë gëzim gjithë opinion tonë për gjestin e mirë të komunës së Gjilanit për sigurimin e vendvarrezave për ne në këtë komunë, edhe pse ky obligim ligjor, ku ne si të krishterë protestantë shqiptarë qe shumë vjet nuk kishim mundësi për një tokë varrimi që ky shërbim të bëhej me dinjitet dhe në paqtim për besimtarët tanë dhe të tjerët.

U bëjmë thirrje organeve të rendit që t’i gjejnë shkelësit e ligjit menjëherë dhe të ndërmarrë masa parandalimi për gjithë ata që vazhdimisht bëjnë e përhapin e frymëzojnë urrejtje ndërfetare dhe që çdo ditë po prishin bashkëjetesën ndërfetare e ku më së shumti po pësojnë komunitetet më të vogla dhe ata qytetarë që janë më tolerantë.

Në të njëjtë kohë lypim nga të gjitha komunat tjera ku ne si Kishë Protestante Ungjillore e Kosovës kemi bërë kërkesa për vendvarreza për komunitetin tonë që të realizohen këto kërkesa sa më parë.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së

Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Kalo në kategori