LAJMI I FUNDIT:

Propozime për kafjall me proteina të larta për fillim të mirë të ditës

Propozime për kafjall me proteina të larta për fillim të mirë të ditës

Filloni ditën me racionin i cili nxit metabolizmin, por përmban edhe shumë proteina

Konsumimi i sasive optimale të proteinave “të vërteta” në racionin e parë të ditës është një ndër mënyrat më të mira të humbni peshë trupore dhe të përmirësoni shëndetin tuaj, transmeton Telegrafi.

Omëletë me perime


Vezët janë standard i artë për proteina me cilësi të larta, me 6 gramë proteina për një vezë. Disa studime tregojnë që kafjalli me bazë vezësh, në krahasim me racionin e parë të pasur me karbohidrate, ndihmon të zvogëlohen kaloritë e përgjithshme ditore, ju mban më gjatë të ngopur dhe zvogëlon dëshirën për karbohidrate.

Bëni racion të balancuar me një vezë të plotë dhe dy të bardhë vezësh, mirëpo edhe me perimet e parapëlqyera siç janë kërpudhat, qepët, specat, spinaqi, apo arugula.

Djathi i freskët dhe pemët

Djathi është një ndër burimet më të mira të leucineve, amino-thartirave të cilat ndihmojnë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e masës muskulore.

Kënaquni me një filxhan djathë të freskët, me një filxhan perimesh të freskëta me kokrra, ananas dhe feta dardhe bashkë me arra të grira.

Jogurti dhe tërshëra

Jogurti grek ka masë të mirë proteinash dhe kalorish, gjë që e bën aleat me rastin e përpjekjes për heqje të peshës trupore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori