LAJMI I FUNDIT:

Besnik Tahiri jep detaje për listën e AAK-së: Kandidojnë 17 akademikë e 27 aderime të reja

Besnik Tahiri jep detaje për listën e AAK-së: Kandidojnë 17 akademikë e 27 aderime të reja

Zyrtari i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se përpilimi i listave përfundimtare për deputetë është gjithmonë sfidë për një subjekt politikë.

Tahiri, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se në listën për deputetë nga AAK janë 45 kandidatë që asnjëherë më parë nuk kanë kandiduar për deputetë ndërsa 27 janë aderime të reja.


Ai ka thënë se në listën e AAK-së janë 17 akademikë, pastaj njerëz që kanë kontribuar në luftë, nga shoqëria civile thotë se është kandiduar Besa Luzha.

“Nuk e di numrin e saktë të femrave, por e di që tejkalojmë kuotën e kërkuar nga ligji”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Zyrtari i AAK-së thotë se përpos bartësit të listës që do të jetë Ramush Haradinaj, numrat tjerë pasues janë hedhur me short dhe renditja do të jetë e rastësishme.

Ai ka konfirmuar se vet në listën e AAK-së do të jetë i 12-ti, por thotë se numri ndryshon pas bashkimit të listave me AAK-në.

Tahiri duke folur për rezultatet e mundshme ka thënë se partitë do të jenë në rezultat të ngushtë dhe është vështirë të parashikohen përqindjet./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori