LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i riu që donte të qëllonte mbi 100 njerëz, planet mizore ia zbuloi ish e dashura

Arrestohet i riu që donte të qëllonte mbi 100 njerëz, planet mizore ia zbuloi ish e dashura

Tristan Scott Wix është i riu që u arrestua nga policia në Shtetet e Bashkuara, nën dyshimin se donte të qëllonte mbi 100 njerëz në turmë, vetëm që të shënonte rekord të vrasjeve të deritanishme.

Mirëpo, planet mizore të 25-vjeçarit, janë bërë të ditura nga ish e dashura tij, e cila mbetet e paemëruar, që i njoftoi forcat e rendit, për mesazhin që kishte pranuar nga ai, transmeton Telegrafi.


“Dua të thyej rekord, për më së shumti vrasje të konfirmuara njerëzish në masë. Mjaftojnë të jenë, së paku mbi 100. Mund të vdes edhe unë, por do kënaqem duke e bërë” ka qenë mesazhi që i dërgoi Wix.

Atë e ndaluan menjëherë në parkingun e një qendre tregtare, për ta dërguar që të merret në pyetje, ka pranuar se është i fascinuar nga vrasjet në masë dhe do dëshironte ta realizonte një të ngjashme. Vetëm se nuk kishte armë, teksa nuk kishte ndonjë plan për sulm konkret.

Kërkimet që janë bërë në banesën e tij, përfunduan me një armë të gjatë zjarri si dhe 400 plumba, mirëpo nuk u gjetën evidenca për sulm në masë.

Lidhur me planet që ia zbuloi ish e dashura dhe dëshirës së tij për një vrasje masive të njerëzve të pafajshëm, ai është duke u mbajtur në arrest dhe së shpejti do të del para drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Kalo në kategori