LAJMI I FUNDIT:

Vdes veprimtari i çështjes kombëtare Masar Krasniqi

Vdes veprimtari i çështjes kombëtare Masar Krasniqi

Më 7 gusht 2019 në qytetin Gold Coast (Queensland, Australi) ka ndërruar  jetë në moshën 90-vjeçare veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Masar Krasniqi.

I lindur në tetor të vitit 1931 në Prishtinë, për shkak  se ishte i përndjekur politikisht, ai është detyruar ta braktisë  vendlindjen fare i ri, në moshën 21-vjeçare.

Që nga viti 1950, kur është  shtrënguar ta lërë atdheun e tij të shtrenjtë, Kosovën, deri në vitin  2007 ai ka jetuar në Zelandë të Re, ndërkaq 12 vjetët e fundit të jetës së tij në Australi, ku edhe ka vdekur.


Biografia e plotë

Ndonëse larg atdheut, ai kurrë nuk ka reshtur së vepruari për çështjen  kombëtare. Atdhe i tij nuk ka qenë vetëm Kosova, ku ai ka lindur. Atdhe
ka qenë Shqipëria, Atdhe kanë qenë të gjitha trojet shqiptare për lirinë  e të cilave ka luftuar gjatë gjithë jetës së tij.

Angazhimi i tij për çështjen kombëtare është intensifikuar, sidomos në  kohën kur Kosovës iu morën edhe ato pak të drejta që kishte. Ishte koha kur shqiptarët e Kosovës po largoheshin masivisht nga puna dhe po  privoheshin nga çdo e drejtë dhe liri qytetare e kombëtare. Ishte fundi  i viteve ‘80 dhe fillimi i viteve ’90. Lëvizjet për këto të drejta e  liri të shqiptarëve në Kosovë kishin marrë hov dhe Masar Krasniqi ishte  vënë tërësisht në shërbim të çështjes kombëtare.

Themelimi i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane në janar 1989, nga  ish-kongresisti Joseph J. DioGuardi, mik e bashkëpunëtor i afërt i  Krasniqit dhe zgjedhja e këtij të fundit në kryesinë e saj, si  përfaqësues i interesave të lobit amerikan për Shqipërinë, për Kosovën,  për Maqedoninë dhe për trojet e tjera shqiptare, shënon kulmin e  angazhimit të Masar Krasniqit për kauzën shqiptare.

Që nga vizita e dytë e Ibrahim Rugovës në SHBA, në prill 1990, Masar  Krasniqi e ka shoqëruar Rugovën pothuaj në çdo takim me personalitete të  shquara të Amerikës e të shteteve të ndryshme të Europës dhe pjesë e  shumë prej këtyre takimeve, sidomos në SHBA, ka qenë edhe  ish-kongresisti me prejardhje shqiptare, Joseph J. DioGuardi.

Masar Krasniqi ka takuar shumë personalitete të huaja e shqiptare dhe të  gjitha këto takime kanë qenë në shërbim të çëshjes kombëtare. Nënën  Terezë e ka takuar në Zelandë të Re në vitin 1970 dhe në Shqipëri në  prill 1993 (gjatë vizitës në Shqipëri të Papa Gjon Palit II). Krasniqi  ka takuar dhe Ibrahim Kelmendin, atdhetarin e veprimtarin preshevar si dhe atdhetarin e veprimtarin Luan Gashi, edhe ky mërgimtar si vetë  Krasniqi.

Pjetër Arbnorin e ka takuar disa herë, vetë ose bashkë me  DioGuardin, në kohën kur ai ishte kryetar i Kuvendit të Shqipërisë  (1992-1997). Kongresistin republikan, Benjamin Gilman, mikun e madh të shqiptarëve e të Kosovës, i cili më 1992, bashkë me Tom Lantosh kishte  bashkë sponsorizuar Rezolutën e paraqitur në Kongres nga LQSHA-ja, e cila bënte thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës, e ka takuar 4-5 herë.

Në fund të këtij shkrim-përkujtimi për Masar Krasniqin, një kritikë, e sugjerim njëherësh, për pushtetarët e Kosovës: ky bir Kosove, i injoruar
në të gjallë, të dekorohet pas vdekjes, së paku me një mirënjohje.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori