LAJMI I FUNDIT:

Kur marrëdhënia mes trajnerit dhe lojtarit thyehet: Zidane dhe Bale, problemet e shumta të Guardiolas, Benitez dhe Gerrard, Solari dhe Isco

Kur marrëdhënia mes trajnerit dhe lojtarit thyehet: Zidane dhe Bale, problemet e shumta të Guardiolas, Benitez dhe Gerrard, Solari dhe Isco

Me një situatë të vështirë po përballet Zinedine Zidane me Gareth Bale, por kjo nuk është asgjë e re në botën e futbollit.

Trajneri francez është i fundit që duhet ta marr marrë një vendim të vështirë për një lojtar të talentuar.


Në raste të kaluara ka pasur ‘divorce’, ndërsa në disa tjera marrëdhëniet kanë ndryshuar.

MARCA e ka përpiluar një listë të disa prej këtyre rasteve.


Çështjet e Santiago Solarit me Iscon dhe Marcelon

Në tetor të vitit 2018 argjentinasi shkoi në Santiago Bernabeu me disa ide të qarta.

Pas ngritjes nga Castilla, ai e ngriti Vinicius Junior dhe Sergio Reguilon në ekipin e parë, me Marcelon dhe Iscon, që i vuajtën këto ndryshime.

Spanjolli e mendoi largimin, ndërsa braziliani e kuptoi se kishte disa probleme.


Jose Mourinho dhe Iker Casillas

Një tjetër trazim i madh në në Bernabeu. Portieri dhe portugezi kishin një marrëdhënie të stuhishme në kryeqytet, e gjitha pas disa fjalëve nga Sara Carbonero, gruaja e tij.

Kjo pasi ai e la në stol pas Antonio Adanit dhe Diego Lopezit.


Zidane dhe James Rodriguez, nuk është asgjë e re

James arriti në vitin 2014 dhe ishte pothuajse gjithmonë një lojtar i rëndësishëm deri në emërimin e Zidane në 2016. Trajneri donte të luante 4-3-3 dhe me BBC në fron.

Nuk kishte më vend për kolumbianin dhe aty nisën problemet.


Shigjetimet e Diego Forlan në Quique Sanchez

Trajneri dhe sulmuesi kishin marrëdhënie me ulje dhe ngritje në Madrid. Problemet ata i shprehën publikisht.

“Quique kishte një problem personal me mua dhe e tregoi”, kishte thënë uruguaiani.


Egoja e Steven Gerrardit e shqetësoi Rafa Benitezin

Koha e Rafa Benitez në Liverpool ishte e mrekullueshme, por kishte edhe disa gjëra negative.

Spanjolli kishte fërkime me mesfushorin legjendar të Reds.


Largimi i Raul nga Luis Aragones prej ekipi kombëtar

Raul ishte një ikonë e Real Madridit, ndërsa ishte edhe në ekipin kombëtar, por për vendin e tij, nuk arriti ta bënte atë që bënte për klubin.

Trajneri Aragones e ka pranuar më vonë, që e ka larguar prej një grindje që kishin, por edhe paraqitjet e tij ishin të dobëta.  Ai nuk shkoi në Kupën e Botës 2006 dhe i dha fund karrierës së tij ndërkombëtare. Në 102 ndeshje për Spanjën ai shënoi 44 herë.


Marcelo Bielsa dhe Fernando Llorente

Argjentinasi shkoi aq larg sa që e kishte goditur Llorente në një stërvitje,

Kjo për shkak të qëndrimit të tij, duke i shpjeguar atij dhe të tjerëve se skuadra nuk ishte duke bërë mjaftueshëm.


Komplikimet e Pep Guardiolës

Zlatan Ibrahimovic, Ronaldinho, Deco, Samuel Eto’o dhe Joe Hart, janë disa nga shumë lojtarë që Pep ka pasur probleme me ta.

Rasti me portierin anglez duket që ishte më i vështiri, siç e shpjegoi edhe ai vetë, për shkak të profesionalizmit të lojtarit.

Pa dyshim edhe zënka me Ibrahimovic ishte e madhe.


Luis Enrique-Jordi Alba, nga Barcelona në ekipin kombëtar spanjoll

Mbrojtësi i majtë kishte qenë një lojtar i padiskutueshëm në Barcelonë që kur u kthye në klub në vitin 2012, por emërimi i Luis Enrique si trajner kryesor bëri që Alba ta humb rëndësinë.

Vite më vonë, kjo vazhdoi edhe kur Luis Enrique ishte në krye të ekipit kombëtar.

Alba ishte lënë jashtë listës së parë të asturianit, edhe pse Luis Enrique më pas vendosi të kthej 30-vjeçarin në skuadrën e La Rojës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori