Duke luftuar për të arritur objektivat e tyre për inflacionin, bankat qendrore po debatojnë nëse kanë nevojë të ndryshojnë atë që po synojnë. Filluar nga Rezerva Federale deri në Bankën Qendrore Evropiane, zyrtarët po shikojnë strategjitë e tyre të tanishme dhe nëse ato duhet të ndryshohen, për të ringjallur inflacionin pasi ai vazhdon të nënvlerësojë nivelet që konsiderohen të përfaqësojnë stabilitetin e çmimeve.
Zyrtarët e Rezervës Federale kanë menduar përgjatë vitit 2019 për të shqyrtuar se si të arrijnë më së miri mandatin e tyre të punësimit maksimal dhe çmimeve të qëndrueshme. Çështja më e madhe është mundësia për punësim.
Në muajin qershor, guvernatori Jerome Powell diskutoi mbi përfitimet dhe sfidat e një strategjie e cila mbështet faktin se inflacioni është përkohësisht i shtyrë mbi objektivin 2 për qind, për të kompensuar për nënndarjet e kaluara. Rezerva ka humbur më së shumti objektivin e saj të inflacionit që kur u prezantua në vitin 2012, por zyrtarët kanë thënë në mënyrë eksplicite se nuk do të ndryshojnë qëllimin.
Sipas burimeve të Bloomberg, personeli i Bankës Qendrore Evropiane ka filluar studimin e një rivendosje të mundshme të qëllimit të tyre të inflacionit. Ata po analizojnë joformalisht qasjen e politikës së institucionit, duke përfshirë pyetjen nëse objektivi aktual i rritjes së çmimeve të konsumit.
Presidenti i BQE-së, Mario Draghi, favorizon një qasje “simetrike”, që do të thotë fleksibiliteti të jetë ose mbi ose nën një qëllim specifik me 2 për qind. Kjo do t’i lejonte bankës të ruante inflacionin e rritur për një kohë, pas një periudhe dobësie për të siguruar rritjen e çmimeve. Ndryshimi i vetë qëllimit ndoshta do të kërkonte një rishikim formal, të cilin ndoshta mundet që Christine Lagarde të ndërmarrë kur të jetë në krye të BQE-së në muajin nëntor.
Një pjesë e mirë e analistëve mendojnë se BREXIT i përfunduar apo ndryshimi i qeverisë britanike do të sjellë ndryshime.
Ekonomisti Tony Yates thotë se Britania e Madhe ka mundësi të larta për të rishikuar politikat e saj monetare, veçanërisht nëse Partia Laburiste e opozitës vjen në pushtet.
Edhe Banka e Kanadasë rinovoi mandatin e saj me qeverinë federale në muajin tetor të 2016-së, duke ratifikuar objektivin më të gjatë të inflacionit në këtë proces. Banka përpiqet të mbajë rritjen vjetore të çmimeve të konsumit në mes të një pike prej 1 për qind dhe 3 për qind. Ndërkohë që standardi mbeti i paprekur, në atë kohë u prezantuan tre tregues të rinj të inflacionit bazë. Mandati i guvernatorit është gati për rinovim në 2021. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe