LAJMI I FUNDIT:

“Bomba e kurdisur” që gjendet në Evropë – një gabim aty do të sillte pasoja më të rënda se Çernobili

“Bomba e kurdisur” që gjendet në Evropë – një gabim aty do të sillte pasoja më të rënda se Çernobili

Kompleksi bërthamor Sellafield, i vendosur vetëm pak kilometra në jug të kufirit midis Skocisë dhe Anglisë, ka regjistruar deri në 25 incidente të sigurisë vetëm në dy vitet e fundit.

Zbulimi u bë nga mediumi britanik The Sun të dielën, me edicionin e përjavshëm duke deklaruar madje se ky vend është “më i rrezikshmi në Evropë”, përcjell Telegrafi.

Këtu, sipas mediave të huaja, në vitin 1956, u ndërtua termocentrali i parë bërthamor në botën perëndimore, Calder Hall, i cili operonte deri në vitin 2003.


Këtu gjithashtu është një objekt për përpunimin e materialeve bërthamore.

Heronjtë e Çernobilit: Rrëfimi për tre burrat e guximshëm që ndaluan katastrofën bërthamore, e cila rrezikonte të bënte Evropën të pabanueshme (Foto)
Lexo po ashtu Heronjtë e Çernobilit: Rrëfimi për tre burrat e guximshëm që ndaluan katastrofën bërthamore, e cila rrezikonte të bënte Evropën të pabanueshme (Foto)

Kompleksi i Cumbria supozohet se ka një rezervë prej 140 ton të plutoniumit dhe merr mbetjet radioaktive nga reaktorët në punë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkohë që pronarët këmbëngulin se siguria bërthamore është një “prioritet mbizotërues”, hapësira prej 6 km e gjatë, me tela me rrota, është cilësuar si vendi më i rrezikshëm në Evropë.

Vendorët jetojnë në frikë të vazhdueshme për një incident serioz të mundshëm atje, ka thënë Janine Smith, nga grupi i fushatës Cumbrians në kundërshtim me një mjedis radioaktiv.

“Një shkelje e sigurisë është diçka e tepërt. Nuk duhet të ketë asnjë të tillë. Vetëm një gabim mund të jetë katastrofik. Ndërtesat në Sellafield janë kaq afër saqë nëse diçka do të ndodhte në atë vend, do të ishte një fatkeqësi. Kjo mund të jetë më keq se Çernobili”, vlerëson Smith.

Shkrimet e mediave të huaja tregojnë se një skuadër bombash u thirr në tetor 2017 pasi kimikatet potencialisht të paqëndrueshme nxitën një frikë, ndërsa vetëm një muaj më vonë u zbulua se një punonjës i ishte ekspozuar një niveli të ulët rrezatimi.

Më parë këtë vit gjithashtu, raportohet se kur një kabllo me tension të lartë u pre, duke shkaktuar një humbje të energjisë, Zyra për Rregullimin Bërthamor ishte e shpejtë për të kërkuar reagim.

Edhe pse kanë kaluar 33 vite nga katastrofa bërthamore, Çernobili mbetet një vend "fantazmë" (Video)
Lexo po ashtu Edhe pse kanë kaluar 33 vite nga katastrofa bërthamore, Çernobili mbetet një vend "fantazmë" (Video)

Një shqetësim i tillë në këtë vend për britanikët dhe jo vetëm, nuk është diçka e re, përcjell Telegrafi.

Në vitin 2001, Guardian shkruante se “një sulm terrorist ndaj Sellafield do të ishte më i keq se Çernobili”.

Ndryshe, për shkak të Çernobilit, siç ishte raportuar, pesë milionë njerëz u ekspozuan në të gjithë Evropën nga rrezatimi radioaktiv, dhe qindra fëmijë në Rusi dhe Ukrainë vuajtën nga kanceri.

Referencë për këtë shqetësim ishte një raport i BE-së i hartuar me rastin e sulmeve terroriste në Nju Jork dhe Pentagonin më 11 shtator të vitit 2001.

Dhe në përgjigje të shqetësimeve të sigurisë bërthamore, Sellafield shprehet se “nuk është kurrë i vetëkënaqur me sigurinë”.

“Asnjë nga ngjarjet e regjistruara në dy vitet e fundit nuk ka qenë mbi nivelin më të ulët të klasifikimit. Në përputhje me angazhimin tonë ndaj hapjes dhe transparencës, ne hetojmë të gjitha incidentet dhe detajet i raportojmë në faqen tonë të internetit”, citohet të ketë thënë një zëdhënës.

Ndryshe, në orët e para të mëngjesit të 26 prillit 1986, në Çernobil ndodhi katastrofa më e madhe bërthamore. Reaktori numër katër i centralit bërthamor në pjesën veriore të Ukrainës, shpërtheu gjatë një kontrolli të sigurisë.

Dërguan një dron në Çernobil, këto janë imazhet e papara të pasojës së katastrofës nukleare (Foto)
Lexo po ashtu Dërguan një dron në Çernobil, këto janë imazhet e papara të pasojës së katastrofës nukleare (Foto)

Asokohe autoritetet sovjetike janë munduar të heshtin këtë ngjarje, në përputhje me një traditë që nuk duhej folur për incidente të tilla që do të mund të dëmtonin reputacionin e superfuqisë sovjetike gjatë Luftës së Ftohtë.

Por ishin suedezët ata që alarmuan botën, kur më 28 prill zbuluan rritjen e pashpjegueshme të rrezatimit mbi vendin e tyre.

Incidenti supozohet se prodhoi një shpërthim të barabartë me shpërthimin e 500 bombave bërthamore.

Kjo është një nga vetëm dy fatkeqësitë e energjisë bërthamore të vlerësuara në nivelin maksimal të ashpërsisë prej 7, ndërsa tjetri incident është fatkeqësia bërthamore e Fukushima Daiichi në Japoni. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Amerika
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Kalo në kategori