Rritja e fluksit të veturave nëpër rrugët e Kosovës gjatë sezonit të verës ka ndikuar që Policia e Kosovës t’i shtojë masat e sigurisë dhe patrullimin, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion.
Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, Jeton Rexhepi, ka theksuar për Telegrafin se është një lajm i mirë, që në gjashtë mujorin e vitit 2019, në krahasim me një vit më parë, janë shënuar më pak aksidente.
Ai ka theksuar se ka një rënie të aksidenteve të gjitha llojeve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shtuar se ka rënie edhe të numrit të aksidenteve me fatalitet.
“Në gjashtëmujorin e vitit 2019, kemi 9 persona me pak të vdekur sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2018. Kemi 378 aksidente me lëndime më pak, 947 persona të lënduar më pak për të njëjtën periudhë të viti. Kemi rënie të aksidenteve me dëme, me 102 raste më pak”, ka shtuar Rexhepi, për Telegrafin.
Ai ka thënë se në bazë të statistikave, rrugët më të rrezikuara për aksidente janë: magjistralja Prishtinë – Podujevë, Prishtinë – Gjilan, rruga e vjetër Prishtinë – Prizren, si dhe me ngarkesë më të madhe është rruga Prishtinë – Vërmicë.
“Rrugët me dy shirita, të cilat njëkohësisht janë edhe të ngarkuara me numër të madh të veturave, paraqiten me mundësi më të madhe për aksidente”, ka shtuar Rexhepi.
Ai ka porositur të gjithë vozitësit, njëkohësisht edhe bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje me vetura, të kenë kujdes gjatë vozitjes, dhe ta bëjnë atë që e bëjnë edhe në shtetet ku jetojnë, duke i respektuar kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e tjera të komunikacionit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës