LAJMI I FUNDIT:

Gjykata ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit që rrahu ish-gruan, një pronar të një lokali dhe mbante armë pa leje

Gjykata ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit që rrahu ish-gruan, një pronar të një lokali dhe mbante armë pa leje

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit H.S. për veprat penale Sulmi nga neni 184 par.3 pika 3.1 lidhur me nenin 1 të KPRK-së, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së dhe Lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.1 pika 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Përmes një komunikate, thuhet se i akuzuari H.S. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vitesh e 6 (gjashtë) muajsh, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Po ashtu i akuzuari H.S. është akuzuar nga Prokuroria pasi që në vitin 2015 pas një fjalosje të shkurtër me ish-bashkëshorten e tij, e kishte sulmuar duke e goditur në fytyrë dhe në shpinë.


Me tej, thuhet se i akuzuari H.S. në vitin 2019 derisa ishte konsumator në një piceri, ka filluar ta ofendojë punëtorin e këtij lokali dhe të njëjtin e kishte goditur disa herë në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

I akuzuari H.S. prej datës së panjohur e deri më datë 23.03.2019 kishte mbajtur një revole, një karikator dhe katër fishekë, të cilat i ka poseduar pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët.

Palët e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest të rregullt juridiko-civil.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori