LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut ka 2645 vetura zyrtare dhe 183 vetura të Ndihmës së shpejtë (Foto)

Maqedonia e Veriut ka 2645 vetura zyrtare dhe 183 vetura të Ndihmës së shpejtë (Foto)

Siç njoftoi sot Qendra për komunikime qytetare në vend ka gjithsej 183 automjete të ambulancës që shërbejnë në 47 institucione shëndetësore. Ndërsa mbi 50 përqind prej tyre janë donacion.

Në Maqedoni ka gjithsej 183 automjete të ambulancës ndërsa mbi 50 përqind prej tyre janë donacion (Foto)
Lexo po ashtu Në Maqedoni ka gjithsej 183 automjete të ambulancës ndërsa mbi 50 përqind prej tyre janë donacion (Foto)

Por OpenData Maqedoni ka nxjerrë një fakt shumë interesant që është i dhimbshëm për gjendjen në Maqedoni. Në Maqedoni ka gjithësejt 2645 vetura zyrtare dhe numri i tyre rritet në çdo periudhë.


Në krahasim me veturat e Ndihmës së shpejtë, krijohet përshtypja se shteti punon vetëm për zyrtarët e shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

14 herë më shumë investohet në komoditetin e zyrtarëve sesa në nevojat e spitaleve dhe qendrave shëndetësore.

Shpeshherë qytetarët ankohen se për shkak të mungesës së shërbimit për ndihmë të shpejtë njerëz kanë vdekur pa ndihmë mjekësore.

Gjithashtu gjendja është keq edhe tek veturat e Shërbimit të zjarrfikësve është për të dëshiruar. 220 vetura të zjarrfikësve janë të shpërndara nëpër gjithë Maqedoninë. Edhe ato, pak janë të reja dhe në funksion të mirë. Shumica nuk i plotësojnë kushtet e punës dhe janë shumë të vjetra.

12 herë më shumë shteti është kujdesur për komoditetin e zyrtarëve, sesa për sigurinë e qytetarëve dhe pasurisë së tyre duke mos investuar në vetura për parandalim dhe fikje të zjarreve. /Telegrafi/

Foto: OpenData.mk

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori